杏MAP导航

K?rko

TAKIMI KOMB?TAR I MESHTAR?VE N? VITIN JUBILAR n? TEPELEN? TAKIMI KOMB?TAR I MESHTAR?VE N? VITIN JUBILAR n? TEPELEN?

Kleri Kish?s katolike kujton viktimat e kampit t? Tepelen?s

Takimi Komb?tar i meshtar?ve organizuar nga Konferenca Episkopale e Kish?s Katolike e Shqip?ris?, me rastin e Vitit Jubilar t? Shpres?s, n? kampin e p?rqendrimit n? Tepelen? p?r t? kujtuar viktimat e p?r t? mbledhur "n? k?t? tok? nj? tjet?r far?: far? kujtese, q? t? mos mbin m? kurr? padrejt?sia dhe urrejtja".

R.SH. / Vatikan

Konferenca Episkopale e Kishës Katolike e Shqipërisë organizoi, me rastin e Vitit Jubilar të Shpresës, me 20 qershor, Takimin Kombëtar të meshtarëve, në një vend simbolik, në ish-kampin e përqendrimit në Tepelenë, për të kujtuar mijëra shqiptarë, që vuajtën dhe humbën jetën gjatë regjimit të diktaturës ateiste e komuniste. Kleri i Kishës katolike në këtë vend vuajtjeje e dhimbjeje, kujtoi, u lut, kremtoi Meshën e mbolli farën e kujtesës për vëllezërit e motrat që u martirizuan padrejtësisë nga diktatura. Po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit që na kujton njoftimin e dom Gaitano Lleshaj:

Violeta Marashi

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë K.I.SH.

Në Tepelenë, aty ku historia e kombit tonë është shkruar me vuajtje dhe gjak të pafajshëm, sot u ngjall përsëri fjala e Zotit dhe shpresa njerëzore. Në rrënojat e kampit të përqendrimit, ku mijëra burra, gra dhe fëmijë u përballën me dhimbjen, urinë dhe vdekjen, më 20 qershor mblodhën shumë meshtarë nga e gjithë Shqipëria të bashkuar me Arqipeshkvinjt dhe ipeshkevinjt e pranishëm, me rastin e takimit kombëtar të meshtarëve në këtë jubile të shpresës, për të kremtuar Meshën Shenjtë dhe për të ngritur lutje Zotit për të gjith shpirtrat që gjetën fundin e tyre këtu, në kampin e përqendrimit të Tepelenës.

Ky vend i heshtur, që dikur ishte mbushur me britma dhe psherëtima, sot u mbush me psalme dhe këngë himni. Muret e plasaritura dëgjuan përsëri fjalën e faljes dhe të mëshirës, ndërsa toka që mban brenda dhe mbi vete dhimbjen e qindra familjeve, u lag me lot mirënjohjeje dhe respekti. Ishte një ditë e bekuar, ku e kaluara dhe e tashmja u bashkuan për të na kujtuar se kujtesa është rrënja e identitetit tonë.

Tepelena, ky simbol i errët i një kohe të padrejtë, sot u bë një dritare drite dhe reflektimi. Meshtarët e pranishëm, me fjalët e tyre të qeta por të forta, sollën mesazhin se edhe plagët më të thella shërohen me dashuri dhe lutje. Në çdo fjalë, në çdo gjest të meshës, në çdo psherëtimë të atyre që erdhën për të kujtuar, ndizej një qiri drite në shpirt për ata që nuk jetojnë më, por që kanë lënë një trashëgimi të paçmuar: dinjitetin dhe besën që nuk u mposht as nga uria, as nga dhuna, as nga frika.

Në këtë vend, historia nuk është thjesht një faqe në një libër. Është një amanet. Një thirrje për brezat e rinj që të dinë të çmojnë lirinë dhe të mos e harrojnë kurrë çmimin që është paguar për të. Imzot Simon Kulli, në fjalën e tij, theksoi dhe ftoi të gjithë që të mos e lënë Tepelenën të mbulohet nga harresa apo indiferenca, por të mbetet një monument i gjallë i ndërgjegjes, një shkollë morali për të sotmen dhe të nesërmen.

«Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon, sepse e tyre është Mbretëria e qiejve.» Mt 5, 10. Këto fjalë të Krishtit janë zemra e gjithë kësaj dite. Ato jehojnë në sytë e njomur edhe në heshtjen e atyre që ende nuk kanë mundur të flasin për dhimbjen e tyre. Sot, Tepelena foli përsëri, por këtë herë me gjuhën e faljes dhe të shpresës. Sot, mbi këtë tokë u mboll një tjetër farë: farë kujtese, që të mos mbin më kurrë padrejtësia.

Zoti i pastë në mëshirën e Tij të gjithë ata që u flijuan këtu e ne të mos e harrojmë kurrë. Tepelena nuk është vetëm një vend, është një kujtesë që na mban të zgjuar, të përulur dhe të fortë për të ruajtur lirinë tonë.

Zot, le të jetë ky vend një altar kujtese, një thirrje për paqe dhe një dëshmi e gjallë që e mira triumfon mbi të keqen, drita mbi errësirën dhe dashuria mbi urrejtjen. Amen.

nga Dom Gaitano Lleshaj, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë K.I.SH.

23 qershor 2025, 14:56