杏MAP导航

K?rko

Drejtori i Karitasit t? Jerusalemit Anton Asfar Drejtori i Karitasit t? Jerusalemit Anton Asfar

Karitasi i Jerusalemit: n? Cisjordani e n? Gaz? mungon gjith?ka

Ekipet e ndryshme t? organizat?s humanitare punojn? n? pasiguri dhe rrezik t? vazhduesh?m. Drejtori Anton Asfar: Rripi i Gaz?s ?sht? zon? "pa t? drejta", ka 40 mij? refugjat? t? brendsh?m n? kampet e Jenin, Nour Shams dhe Tulkarem, q? "nuk kan? asgj?". "P?rpiqemi t? rizgjojm? shpres?n, q? kjo bashk?si t? rezistoj?”

R.SH. – Vatikan

Pas fillimit të sulmeve izraelite kundër Iranit, të premten, më 13 qershor, Karitasi i Jerusalemit i pezulloi veprimtaritë për të vlerësuar rreziqet në kontekstin e ri të luftës. Por, përballë "nevojave të mëdha", drejtori i tij Anton Asfar i rifilloi ato të nesërmen. "Jemi në vijën e parë të frontit të ndihmës për popullsinë dhe, si organizatë e madhe e "krah shoqëror" i Kishës, duhej ta vazhdonim punën", shpjegon ai.

Mungesa e ilaçeve

Së pari, në Rripin e Gazës, ku 122 anëtarë të ekipeve të Karitasit të Jerusalemit ndahen në dhjetë njësi mjekësore për të siguruar ndihmë urgjente. Kjo punë kryhet nën bombardime, me vdekje të përditshme, veçanërisht në veri, siç raporton sot, 18 qershor, spitali Al-Ahli, që bashkëpunon me organizatën katolike.

"Situata është katastrofike", vëren Anton Asfar, duke përmendur mungesën serioze të ilaçeve, të ushqimit e, madje, edhe të ujit të pijshëm. "Sollëm të gjitha pajisjet që mundëm, gjatë armëpushimit të fundit, por tani furnizimet tona po mbarojnë". Nganjëherë, vijnë ilaçe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose nga partnerë të tjerë.

Në Rripin e Gazës, jeta e përditshme është tejet e vështirë. Fëmijë zbathur që kërkojnë nëpër kazanët e plehrave mbeturina ushqimore, insekte që përhapin sëmundje infektive, shpërndarje ushqimesh nga Fondacioni Humanitar i Gazës që shndërrohen në masakra.

Bien bomba pa pushim

Brenda famullisë latine të Gazës, të krishterët po vuajnë nga një asfiksi e ngadaltë dhe e vazhdueshme. Disa jetojnë brenda kishës, rreth së cilës bombardimet nuk pushojnë. Karitasi i Jerusalemit mban kontakte me atë Gabriel Romanelli-n, famullitarin e Familjes së Shenjtë, kur telefonatat janë të mundura: kohët e fundit, meshtarit iu desh të ngjitej në çatinë e kishës për të kapur sinjalin.

  ((Caritas Polska))

Cisjordania është “paralizuar”

Në të njëjtën kohë, Karitasi i Jerusalemit denoncon situatën dramatike në Cisjordani. Duke u kthyer nga një vizitë në veri, Anton Asfar vuri re ndërtimin e mureve dhe të pikave të reja të kontrollit. “Kam parë ndryshime të rëndësishme në terren”, thotë ai me shqetësim, si në fshatin Sinjil, 50 kilometra në veri të Jerusalemit, tani i rrethuar nga mure me tela me gjemba disa metra të lartë. “Bregu Perëndimor është i paralizuar, ka shumë pak liri lëvizjeje”, vazhdon drejtori, i cili flet për jo më pak se 900 pika kontrolli, ose barriera në gjithë Cisjordaninë.

Bujqësia, arsimi dhe e gjithë ekonomia vuajnë rëndë nga këto kufizime. Përveç kësaj, me pezullimin e shtegtimeve në Tokën Shenjte, shumë qytete si Betlehemi jetojnë me vështirësi. Sipas vlerësimeve të Karitasit, i cili përpiqet të stimulojë ekonominë duke shpërndarë fara për bujqësinë, ose duke dhënë mikro-grante për projekte të ndryshme biznesi, si rrobaqepësia e ndonjë restorant i vogël, rreth 200 mijë punëtorë janë të papunë.

Mbi 40 mijë të zhvendosur brenda vendit

Karitasi i Jerusalemit kujdeset edhe për 40 mijë refugjatët, që jetojnë në kampet e Jenin, Nour Shams dhe Tulkarem. "Këta njerëz të zhvendosur brenda vendit nuk kanë asgjë: kanë nevojë për ushqim, mjete higjienike dhe gjëra themelore. Po bëjmë çmos për t'i ndihmuar dhe do të fillojmë programe mjekësore e psikosociale në veri të Bregut Perëndimor", shpjegon Anton Asfar. Drejtori i Karitasit nuk dorëzohet, shpreson për një ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare, por mbi të gjitha shpreson për ditë më të mira.

18 qershor 2025, 17:55