杏MAP导航

K?rko

Iran-Izrael, kard. i Teheranit: 'sulmet parandaluese' nuk sjellin paqe. Duhet dialogu!

Kryeipeshkvi i latin?ve n? Teheran-Ispahan shpreh n? AsiaNews shqet?simin p?r shkall?zimin e ndeshjeve t? or?ve t? fundit. Kardinali - pjes?marr?s n? konklavin q? zgjodhi Leonin XIV - u em?rua nga Papa Fran?esku pik?risht p?r t? mbajtur gjall? "pranin?" e krishter?, me detyr?n e "integrimit, duke p?rfshir? edhe kontaktin me kombin n? nivelet e tij t? ndryshme".

R.SH. / Vatikan

"Me keqardhje vërejmë edhe një herë, në këto orët e fundit, çka mendojnë njerëzit: mendojnë se paqja mund të arrihet me sulme parandaluese, në vend që të angazhohen në dialog rreth tryezës së bisedimeve". Ky është mesazhi dërguar AsiaNews nga Kardinali Dominique Joseph Mathieu, Kryeipeshkëv latin i Teheran-Ispahanit, duke komentuar sulmin e mbrëmshëm të Izraelit kundër Iranit dhe përgjigjen pasuese të Teheranit. Shteti hebre pretendon se ka goditur vendet bërthamore iraniane, si dhe figura të shquara ushtarake e shkencore, përfshirë kreun e Gardës Revolucionare, Hossein Salami, si pjesë e Operacionit "Rising Lion” (Luani në rritje). Teherani përgjigjet duke lëshuar njëqind dronë kundër shtetit hebre.

“Lutemi”, vazhdon Kardinali, “që të fitojë paqja e arritur me bisedime. Shpirti Shenjt i priftë këtij procesi”. Ndërkaq negociatat në Oman ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje bërthamore duket se po veniten. Ndërsa sot në mëngjes, Teherani njoftoi se nuk do të marrë pjesë në raundin e gjashtë të bisedimeve.

Kardinali Mathieu është thellësisht i shqetësuar në këto orë tensioni të madh rajonal dhe global, sepse po materializohet shkallëzimi shumë i frikshëm, që rrezikon të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt shkatërrues. AsiaNews u takua kohët e fundit me kryeipeshkvin e parë të kryeqytetit iranian, Kardinalin Mathieu që mori pjesë në Konklav, pas zgjedhjes të Papës së ri në Romë. Duke folur për “kryqin dhe shpresën”, kardinali Mathieu nënvizoi dy tiparet dalluese të bashkësisë së krishterë në Iran, që kishte  “lidhje të fortë” me Papën Françesku, vdekja e të cilit përfaqësonte “një humbje të rëndë”, ndërsa që sot shikon me besim pasardhësin e tij, Leonin XIV. “Katolikët iranianë - vazhdon  kardinali Mathieu - kanë shpresë të madhe, të shoqëruar me një pritje të jashtëzakonshme”. Viti aktual i Jubileut të Shpresës jetohet në këtë perspektivë, "e për këtë arsye - pohon Dominique Joseph Mathieu - mund të themi se jemi plot shpresë".

Në Iran ka të krishterë të feve të ndryshme, ndërmjet të cilëve, një numër i vogël katolikësh në gjirin e një popullsie prej gati 82 milionë banorësh, shumica dërrmuese e të cilëve janë myslimanë shiitë (90%, sunitë janë pak mbi 5%). Ndërmjet katolikëve ka asirianë, armenë dhe besimtarë të ritit latin, të cilëve u shtohen të huaj që punojnë në Republikën Islamike të Iranit. Sipas Kushtetutës iraniane (neni 13), sunitët, të krishterët, zoroastrianët dhe hebrenjtë janë të lirë të praktikojnë fenë e tyre "në përputhje" me ligjet islame. Për më tepër, të krishterët kanë tre përfaqësues në Parlament (Majlis), dy për armenët dhe një për asirianët.

Kardinali Mathieu kujton rëndësinë e papnisë të Françeskut, edhe në marrëdhëniet me botën myslimane e autoritetet iraniane, duke e quajtur Papa që "ka hapur shumë dyer", ndërsa tani "erdhi koha për të organizuar hapësirën pas këtyre dyerve".

Pasardhësi i tij Leoni XIV - vazhdon Kardinali Mathieu – e ka "këtë detyrë". E edhe nga përvoja e Konklavit si dhe nga çastet e konfrontimit dhe diskutimit - madje edhe në ato të mëparshmet, në Kongregacione - Papa Prevost duket se i zotëron këto karakteristika. "Në zgjedhje - kujton kardinali - Shpirti Shenjt na priu rrugës së duhur, mbasi ai mund të jetë i aftë ta bëjë këtë".

Tema e Portës, e kombinuar me atë të lutjes, përsëritet shpesh në mendimet e Kryeipeshkvit të Teheran-Ispahanit, simbol i një realiteti plot kontradikta në të cilin nuk është gjithmonë e lehtë të rrëfesh fenë tënde ose të kalosh pragun e një Kishe.

Në një kohë vështirësish dhe dyshimesh për të ardhmen e bashkësisë së krishterë në Iran, kardinali Mathieu reflekton mbi vendimin për ta emëruar atë në drejtimin e kryedioqezës së kryeqytetit dhe për ta ngritur më pas në rangun e kardinalit. “Një përpjekje për përfshirje”, shpjegon ai, “madje edhe më gjerësisht, ‘ad extra’, të cilën vetë Papa Françesku e kishte shprehur nëntorin e kaluar kur takoi një delegacion [myslimanë shiitë] nga Qom” për një simpozium mbi dialogun ndërfetar. “Ai u kishte thënë - kujton Kardinali Mathieu - se kishte dërguar një ‘frat të mirë’, i cili nuk ishte kundër vendit, por kishte detyrën e integrimit, duke përfshirë edhe lidhjen me kombin në nivelet e tij të ndryshme...shprehje e dyerve të hapura nga jashtë!”. Sepse kur një derë është e mbyllur, kjo nuk do të thotë se “nuk është askush pas saj, përkundrazi: ka njerëz që mbajnë lidhje me ata jashtë, të cilët nuk mund të hyjnë, por luten para këtyre dyerve të mbyllura”.

 Rusia, Kina, Irani janë vende që një Papë, për arsye të ndryshme, nuk ka arritur ende t’i vizitojë, përfundon ai, por “ajo që mbetet është dëshira për të dalë, për t’u takuar e për të ruajtur atë që është pozitive në marrëdhëniet me njerëzit” pavarësisht nga feja, “duke njohur pasurinë e një kulture” në  perspektivë paqeje.

(nga AsiaNews)

18 qershor 2025, 13:56