杏MAP导航

K?rko

Imzot Gintaras Gru?as, kryetar i CCEE, kreu i ipeshkvijve t? Lituanis? Imzot Gintaras Gru?as, kryetar i CCEE, kreu i ipeshkvijve t? Lituanis?

CCEE tek Papa, Gru?as: sinodaliteti do t? ndihmoj? edhe politik?n

N? nj? bot? t? p?r?ar?, modeli i d?gjimit, i p?rs?ritur me stilin sinodal n? Kisha, mund t? jet? rrug? drejt paqes. Ishte i bindur p?r k?t? Kryetari i K?shillit t? Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE), n? audienc?n e djeshme n? Vatikan. "Ne duhet t? rifillojm? diplomacin?, sepse kjo ?sht? rruga drejt paqes s? v?rtet?. N? nivelin diplomatik, ne duhet t? p?rpiqemi p?rs?ri e p?rs?ri, t? b?jm? pun? t? vazhdueshme, jo sipas rastit".

R.SH. / Vatikan

Kisha sinodale duhet të jetë mikpritëse, t’i dëgjojë të gjithë. Nëse kjo ndodh, mund “ta bindë” gjithë shoqërinë dhe të jetë e dobishme si për dialogun, ashtu edhe për politikën. Këtë theksoi për mediat e Vatikanit Imzot Gintaras Gru?as, kryetar i Këshillit të Konferencave të Ipeshkvijve Katolikë të Evropës (CCEE), kreu i ipeshkvijve të Lituanisë i cili, së bashku me nënkryetarin e organit kishtar evropian, Kardinalin Ladislav Nemet, u prit nga Leoni XIV në Vatikan, më 28 qershor. Ky takim ishte mundësi për të nënvizuar shpresën e përbashkët të rikthimit tek vlerat, mbi të cilat u themelua Bashkimi Evropian.

Këmbëngulje, në kërkimin e unitetit ndërmjet Kishave

“Papa na njeh mirë realitetin! Si prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ipeshkvijtë, ishte në seancën tonë plenare në dy vitet e fundit. Prandaj e njeh mirë punën tonë si Këshilli i Konferencave të Ipeshkvijve Katolikë të Evropës (CCEE). E ka me ne edhe marrëdhënie të mira, në vazhdim edhe tani” - tha imzot Gru?as, i cili i paraqiti Papës Prevost punën e CCEE-së, që merret kryesisht me përpjekjet për të promovuar ekumenizmin e paqen, duke shikuar sidomos asamblenë plenare, që do të mbahet tetorin e ardhshëm.  

Pasardhësi i Pjetrit kujtoi edhe mbështetjen e tij për një mision ungjillëzues, që do të realizohet me entuziazëm. Në fund të fundit, sipas imzot Gru?as, këtë kërkoi Papa që në hapat e para të shërbesës së re petrine. Ipeshkvi lituanez kujtoi, gjithashtu, edhe takimin e CCEE në Nikea, tani Izniku i Turqisë, javën e kaluar, ku angazhimi për të kërkuar së bashku unitetin e Kishave u vulos me takimin që Këshilli i Konferencave të Ipeshkvijve Katolikë të Evropës (CCEE) pati me Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeu I.

Në diplomaci vazhdimësi, për t'i dhënë fund konflikteve

Konferencat Ipeshkvnore Evropiane i shikojnë "me dhimbje të madhe" konfliktet që vijojnë në zemër të Evropës dhe në Lindjen e Mesme. "Duhet të lutemi. Siç na e kujton nunci në Ukrainë, duhet të lutemi për mrekullinë e paqes. E gjithashtu duhet t'i kushtojmë vëmendje punës bamirëse për t’i ndihmuar ata që preken nga lufta. Ndërsa dialogu është i nevojshëm ndërmjet politikanëve, ndërmjet palëve ndërluftuese, për të arritur një paqe të qëndrueshme, sa më shpejt të jetë e mundur".

Në përfundim, Imzot Gru?as nënvizon: "Ne duhet të rifillojmë diplomacinë, sepse kjo është rruga drejt paqes së vërtetë. Gjithnjë, në nivelin diplomatik, duhet të përpiqemi përsëri të bëjmë punë të vazhdueshme, jo herë mbas here. Dialogu kërkon vazhdimësi". Ndërkohë, si ipeshkëv lituanez, ai shton se pushtimi rus në Ukrainë i shqetëson jo pak vendet baltike. E bëhet zëdhënës i ndjenjave të bashkatdhetarëve të tij, "të lumtur që janë anëtarë të NATO-s".

30 qershor 2025, 13:19