杏MAP导航

K?rko

2025.05.31 Laudato si' Award Ceremony

Bartolomeu I merr ?mimin Laudato si’: “?do veprim kund?r ambientit ?sht? m?kat i r?nd?”

Patriku Ekumenik i Konstandinopoj?s u vler?sua me ?mimin Laudato si’ nga Urdhri i Fret?rve t? Vegj?l, s? bashku me teologun Leonardo Boff, Rrjetin Kishtar Pan-Amazonik (REPAM) dhe me L?vizjen Laudato si’

R.SH. – Vatikan

Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I mori më 29 maj, Çmimin Laudato si’ nga Urdhri i Fretërve të Vegjël, në Universitetin Papnor Antonianum në Romë. Ky vlerësim nxjerr në pah impenjimin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e ekologjisë. Kujtojmë se prej tij vjen frymëzimi, që e nxiti Papën Françesku të shkruajë enciklikën Laudato si’ dhe të themelojë “Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin ndaj Krijimit”, që kremtohet çdo vit më 1 shtator. Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit u përmend pikërisht ky fakt dhe citimi i emrit të tij nga Papa argjentinas në të dyja rastet.

Në fjalën e tij, Bartolomeu I theksoi hapin e rëndësishëm ekumenik, që përfaqëson kremtimi i Ditës së Krijimit edhe nga Kisha Katolike. Popullariteti në rritje i saj ka frymëzuar shumë Kisha të emërtimeve të tjera të krishtera ta përfshijnë në kalendarët e tyre liturgjikë, falë simbolikës së saj të fuqishme dhe traditës së saj të lashtë në Kishën Ortodokse. Patriku Bartolomeu ka luajtur një rol kyç në inkurajimin e këtij procesi ekumenik, siç u kujtua gjatë ceremonisë. “Nëse nuk kemi kthesë të vërtetë të njeriut, kriza ekologjike nuk mund të zgjidhet – deklaroi ai. - Çdo veprim njerëzor, që dëmton ambientin, duhet të konsiderohet mëkat i rëndë”.

Dorëzimi i çmimit për Leonardo Boff
Dorëzimi i çmimit për Leonardo Boff   (CREDIT: OFM)

Kremtim historik

Ceremonia, në të cilën u vlerësuan me të njëjtin çmim edhe teologu Leonardo Boff, Rrjeti Kishtar Pan-Amazonik REPAM dhe Lëvizja Laudato si’, u mbajt ndërsa kremtohen tre përvjetorë të rëndësishëm: 800-vjetori i Këngës së Krijesave, 10-vjetori i enciklikës Laudato Si’ dhe 1700-vjetori i Koncilit të parë Ekumenik të Nikesë. “Është nder i madh të marr këtë çmim për punën në favor të ekologjisë së gjithanshme”, pohoi Patriku, duke theksuar se çmimi nuk është vetëm i tiji, por i të gjithë Kishës së Kostandinopojës. Ai kujtoi se që në vitet ‘80 krishterimi ortodoks denoncoi krizën klimatike, një krizë që është keqësuar vitet e fundit.

Duke përmendur enciklikën e famshme të Patrikut Dhimitër, në vitin 1989, Bartolomeu deklaroi: “Jemi dëshmitarë të nëpërkëmbjes së natyrës, e cila shfrytëzohet jo për të përmbushur nevojat themelore njerëzore, por për dëshirat gjithnjë në rritje të njerëzimit, të nxitura nga filozofia mbizotëruese e shoqërisë së konsumit”. Patriku, që kur është zgjedhur në vitin 1991, ka punuar vazhdimisht për rritjen e ndërgjegjësimit se problemet e ambientit janë të lidhura me drejtësinë shoqërore dhe kanë karakter shpirtëror, duke ftuar të rizbulohet vizioni eukaristik i Krijimit. “Kisha e hershme e pati kuptuar mirë rëndësinë e marrëdhënieve të njeriut me Krijimin”, pohoi Bartolomeu. “Por gjatë gjithë historisë, njeriu – dhe ndonjëherë edhe Kishat – nuk e kanë kuptuar ende plotësisht lidhjen e brendshme dhe të përhershme ndërmjet Krijuesit, krijimit dhe krijesave”.

  (CREDIT: OFM)
02 qershor 2025, 10:37