杏MAP导航

K?rko

FTTP - Madonna delle Colonne

Zoja e Bekuar, n? maj: t’i lutemi Virgj?r?s Mari, sepse na ?on tek Krishti

T’i lutemi Virgj?r?s Mari, sepse na ?on tek Krishti. Ta themi sa m? shpesh Rruzaren n? k?t? muaj maj kushtuar nderimit t? Zoj?s s? Bekuar. E n? sa e themi, do t? v?rejm? menj?her? se Virgj?ra Mari z? nj? vend t? r?nd?sish?m, sepse elementi m? karakteristik ?sht? p?rs?ritja e p?rsh?ndetjes ‘T? falemi Mari!”.

R.SH. / Vatikan

T’i lutemi Virgjërës Mari, sepse na çon tek Krishti. Ta themi sa më shpesh Rruzaren në këtë muaj maj kushtuar nderimit të Zojës së Bekuar. E në sa e themi, do të vërejmë menjëherë se Virgjëra Mari zë një vend të rëndësishëm, sepse elementi më karakteristik është përsëritja e përshëndetjes ‘Të falemi Mari!”.

Ta përshëndesim për vendin që zë në planin e shëlbimit: ajo është Nëna e Shëlbuesit. Përsëritja e kësaj përshëndetjeje bëhet lavdërim i përhershëm për Krishtin, fjalë e fundit e lajmërimit të Engjëlli dhe e përshëndetjes së Elizabetës: “Bekuar fryti i barkut tënd” (Mk 46).

Ta themi sa më shpesh Rruzaren këtë muaj: përsëritja e ‘Të falemi Mari’ përbën strumbullarin, rreth të cilit shtjellohet kundrimi i mistereve të Krishtit. Njëri pas tjetrit, misteret na paraqesin atë Jezus, që është në qendër të ‘Falemi Marisë: të lindur në Shpellë të Betlehemit; ndër grahma në Kopshtin e Ullinjve; të ngjallur prej të vdekurve, ndërsa dërgon Shpirtin Shenjt ose larton Marinë në lumturinë e vet.

Ata që përdorin ‘klauzolat’, fraza tepër të shkurtëra, të cilat kujtojnë çdo mister si: Jezusi vdiq për ne mbi kryq… Jezusi na jep Shpirtin Shenjt.. e dinë mirë se kjo e ndihmon shumë kundrimin. Ta themi Rruzaren e Virgjëra Mari nuk do të pushojë së ndërmjetësuari për kërkesat tona, shqetësimet tona, vuajtjet tona, duke na çliruar nga ankthi e duke na e shumëfishuar gëzimin që lind në shpirtin e njeriut në këtë muaj pranvere, kur gjithçka i këndon përtëritjes së jetës! Ta themi Rruzaren e Virgjëra Mari do të na çojë tek Krishti!

04 maj 2025, 17:48