Papa: ipeshkvijt? e BE-s? n? audienc? m? 23 maj, n? qend?r roli i Evrop?s p?r paqen
R.SH. / Vatikan
Anëtarët e Kryesisë së Komisionit të Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian (Comece) do të priten në audiencë nga Papa Leoni XIV, nesër, e premte 23 maj në orën 9. Audienca do të zhvillohet në Pallatin Apostolik në Vatikan.
"Takimi me Papa Leonin XIV – shpjegon Comece – do të jetë audienca e parë mes Papës së ri dhe Kryesisë së Comece-s, si dhe takimi i parë zyrtar i Imzot Bernardito Cleopas Auza në rolin e tij si Nunc Apostolik pranë BE-së. Edhe pse nuk është formalisht anëtar i Comece-s, Nunci Apostolik pranë Bashkimit Evropian merr pjesë në takimet e Komitetit të Përhershëm të Comece-s".
"Audienca do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi gjendjen aktuale të procesit të integrimit evropian dhe për të diskutuar rolin e Bashkimit Evropian në promovimin e paqes dhe zhvillimin integral në një kontekst botëror të pasigurt dhe në ndryshim të shpejtë. Ndër temat e tjera që do të trajtohen janë migracioni, qëndrueshmëria mjedisore dhe inteligjenca artificiale".