杏MAP导航

K?rko

N? Tiran?, simpozium mbi 1700-vjetorin e Koncilit t? Nikes?

Nes?r, m? 24 maj, n? Qendr?n Kulturore t? kompleksit t? Katedrales Ortodokse t? Tiran?s, nga ora 9.00 deri n? or?n 15.00, do t? mbahet nj? simpozium, me rastin e 1700-vjetorit t? Koncilit I Ekumenik t? Nikes?. Qe ngjarja e par? ekumenike n? historin? e krisht?rimit, mbajtur n? vitin 325 pas Krishtit, q? u dha t? krishter?ve Besojm?n e tyre

R.SH. – Vatikan

Nesër, më 24 maj, në Qendrën Kulturore të kompleksit të Katedrales Ortodokse të Tiranës, nga ora 9.00 deri në orën 15.00, do të mbahet një simpozium, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit I Ekumenik të Nikesë. Qe ngjarja e parë ekumenike në historinë e krishtërimit, mbajtur në vitin 325 pas Krishtit, që u dha të krishterëve Besojmën e tyre. Me kërkesën e perandorit romak Kostandini, rreth 318 ipeshkvij nga të gjitha provincat e perandorisë, u mblodhën për të sheshuar mosmarrëveshjet doktrinore e për të miratuar një bazë të përbashkët për fenë. Duke u bazuar në dokumentet konciliare, mësojmë se në Koncilin e Nikesë, ishin të pranishëm disa ipeshkvij të Dardanisë e të Maqedonisë, troje që përkojnë me Shqipërinë etnike lindore.

Koncili formuloi Simbolin apo Besojmën e Fesë

Koncili i Nikesë pati rëndësi të jashtëzakonshme, sepse, përveç të tjerash, formuloi Simbolin apo Besojmën e Fesë, që e shqiptojmë edhe sot e kësaj dite në meshë. Në të shpallet hyjnia e Jezu Krishtit dhe fakti se ai është i njëgjëjtë me Atin Qiellor. Simpoziumi i Tiranës është bashkëpunim ndërmjet kryedioqezës metropolite të Tiranë-Durrësit dhe Kishës Orthodoske Autoqefale të Shqipërisë. E vërtet, të pranishmit do të t’i përshëndesë Fortlumturia e tij, imzot Joan Pelushi, kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, si edhe Shkëlqesia e tij, imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit.

Referatet

I pari, që hap serinë e referateve kushtuar Koncilit të Nikesë është profesori i filozofisë në Universitetin Papnor Urbanian të Romës, Prof. Ardian Ndreca, që do të analizojë “procesin përmes të cilit Kisha e hershme, përballë sfidave teologjike dhe tensioneve doktrinore, ndërtoi një fjalor të saktë teologjik për të artikuluar raportin ndërmjet Hyjit Atë dhe Birit të Tij, nëpërmjet nocioneve si ?μοο?σιο? (homooúsios - i nje esence)”, siç shkruhet në abstraktin e punimit të tij. Referate të tjera do të mbajnë dr. Vlash Pepi, i cili do të flasë për atë, që Kisha Ortodokse e quan “Sinodi i parë ekumenik”, “duke e trajtuar në dritën e kuptimit të tij eklesiologjik dhe kanonik në traditën e Kishës Orthodokse, pa u ndalur në hollësitë teknike të së drejtës kanonike”. Më pas, domenikani Atë Bernard Caruana do të trajtojë çështjen e “pranisë së Shën Nikollës në Koncilin e Nikesë: fakt historik apo konstrukt hagjiografik?” Fortlumturia e tij Joan Pelushi do të mbajë referatin me temë “Sinodi i Nikesë dhe rëndësia e doktrinës në jetën e Kishës”, ndërsa dom Fatmir Koliqi do të flasë mbi “Koncilin e Nikesë dhe Ekumenizmin Bashkëkohor: një dialog ndërmjet traditës dhe perspektivës së unitetit”. Së fundi, dr. Thoma Shkira do të paraqesë një punim, “që ka për qëllim të shqyrtojë pasqyrimin ikonografik të Sinodit të parë Ekumenik në lidhje me traditën e një Kishë Shenjte, Katolike e Apostolike”, duke u përqendruar kryesisht në kompozimin ikonografik të Koncilit të Nikesë.

Gjithçka, e ndërthurur me interpretime muzikore të këngëve liturgjike të traditës katolike e të asaj ortodokse, si edhe me diskutimet përfundimtare.

23 maj 2025, 10:36