杏MAP导航

K?rko

2025.04.19 croce, resurrezione, deserto, caverna, luce

M? 12 maj kalendari kujton Sh?n Nereun, Akileun e Pankracin, martir?

Nereu e Akileu qen? ushtarak? romak?. B?jn? pjes? n? grupin e ushtarak?ve, me t? cil?t filloi “epoka e martir?ve” n?n Dioklecianin. T? mahnitur nga q?ndrimi i patundur i martir?ve t? krishter? para vdekjes, vendos?n t? kthyen n? fen? e Krishtit. E mor?n guximin t? shpallnin haptas se ishin t? krishter?. P?r k?t? iu pre koka n? Rom?, n?n perandorin Dioklecian, n? vitin 304, e u varrosen n? varrez?n e Domitil?s n? Ardeatina.

R.SH. - Vatikan

Më 12 maj Kisha katolike përkujton Shenjtorët Nereu, Akileu e Pankraci, martirë

Nereu e Akileu, sipas traditës, qenë dy ushtarakë të ushtrisë romake. Bëjnë pjesë në grupin e ushtarakëve, me të cilët filloi “epoka e martirëve” nën Dioklecianin. Duke i shërbyer tiranit e duke zbatuar pa asnjë kundërshtim urdhrat e tij, ata torturonin çdo ditë “rebelët e krishterë”, siç quheshin nga paganët ndjekësit e fesë së re, ardhur nga Lindja.

Të mahnitur nga qëndrimi i patundur i martirëve të krishterë para vdekjes, vendosën të ndiqnin shembullin e tyre. U kthyen në fenë e Krishtit. E si morën guximin të shpallnin haptas se ishin të krishterë, u përjashtuan menjëherë nga radhët e ushtrisë dhe u dënuan me vdekje, të cilën e përballuan me guxim e me gëzim. Iu pre koka në Romë, nën perandorin Dioklecian, në vitin 304, e u varrosen në varrezën e Domitilës në Ardeatina.

Më pas, për nder të tyre, në Termet e Caracallës u lartua një nga bazilikat e njohura romake. Simboli i tyre, ashtu si i të gjithë martirëve, është palma.  Basorelievi, që paraqet xhelatin duke i prerë kokën Shën Akileut konsiderohet si vepra më e lashtë artistike, ardhur deri në ditët tona, dëshmi e martirizimit të të krishterëve të parë. 

Edhe historia e Shën Pankracit, që vdiq tepër i ri nën Perandorin Dioklecian, i copëtuar në amfiteatër nga një luan, është pasuruar me shumë elemente legjendare, të cilat është vështirë t’i ndash nga e vërteta historike. Sidoqoftë, është një nga shenjtorët më popullor, jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj: njihet si Pajtor i Rinisë të Veprimit Katolik, ndërsa i janë kushtuar bazilika, kisha e kuvende: bazilika e tij në Romë u ngrit nga Shën Gregori i Madh; kisha në Londër, nga Shën Augustini i Canterburyt; madje iu kushtua edhe një stacion i metropolitanës londineze; anglez ishte edhe Wisemman-i (Uajsman), autori i romanit të famshëm “Fabiola”, përkthyer në gjuhën shqipe nga Imzot Vinçenc Prennushi, një nga personazhet kryesore të të të cilit është pikërisht Shën Pankraci.

12 maj 2025, 10:29