杏MAP导航

K?rko

Tulips blossom near St Paul's Cathedral in London

Maji i Zoj?s: Si lindi devocioni i muajit t? Maris??

Maji i luleve i kushtohet Zoj?s, N?n?s s? Krishtit Zot! Po a e dim? si lindi ky devocion, q? vijon prej qindra vjet?sh?

R. SH. - Vatikan 

Devocioni i muajit të Zojës, muajit të majit, filloi në vitet 1700, përmes veprimtarisë së tre jezuitëve, që kryenin misionin e tyre në veri, në qendër e në jug të Italisë. Më i njohuri është atë Alfons Muxareli. Etërit jezuitë zgjodhën pikërisht muajin më të bukur të vitit, kur natyra është në kulmin e lulëzimit, që t’i ftonin të gjithë besimtarët për ta nderuar Nënën e Zotit, lulen më të përvujtë, më të bukur të njerëzimit.

 Po, ç’përfaqëson Maria për gratë e kohëve tona?

Gruaja e ditëve tona frymëzohet nga Maria, por sipas figurës biblike, e jo sipas disa klisheve tradicionale, të cilat e paraqesin si grua pasive, që pëson pa bëzajtë. Pali VI në “Marialis Cultus”, e kundërshton këtë mënyrë paraqitjeje, duke i ftuar besimtarët të shfletojnë Ungjillin për ta njohur Marinë, grua aktive, që e kupton mirëfilli përgjegjësinë e vet, që merr vendime e  “Madhëron Zotin”, sipas kritereve të dijes hyjnore e jo të dijes njerëzore.

Marisë i lutemi duke thënë Rruzaren Shenjte. Nuk është praktikë që i përket së kaluarës, e aq më pak lutje mekanike – na kujtoi përsëri Papa Françesku këto ditë. Ditë të shqeta, plot me dallgë, kur kemi aq shumë nevojë që dikush të na e rikthejë shëndetin dhe qetësinë e humbur. E kush më mirë se Maria?  

02 maj 2025, 10:28