Lutje ekumenike n? t? gjitha Kishat e K?shillit Bot?ror t? Kishave p?r Konklavin
R.SH. / Vatikan
Një lutje ekumenike e shkruar nga Vëllai Matthew i bashkësisë Taizé propozohet dhe përhapet në të gjithë botën për Konklavin dhe për të festuar zgjedhjen e Ipeshkvit të ri të Romës. Kështu njoftoi sot Këshilli Botëror i Kishave. “Të falënderojmë, o Zot, për jetën dhe shërbesën e Papa Françeskut dhe për rrugët që ai ka hapur për të shpallur lajmin e mirë të dashurisë tënde në botën e sotme”, thuhet në lutje. “Në pragun e konklavit, të lutemi të dërgosh Shpirtin tënd të Shenjtë mbi ata që u është besuar përgjegjësia e zgjedhjes së pasardhësit të tij si Ipeshkëv i Romës”.
Lutja kërkon nga Zotit “një zemër që dëgjon, urti dhe përulësi për të gjithë kardinalët dhe për të gjithë ata që janë përfshirë në përgatitjen e konklavit”. “Përtërije gjithmonë shpresën tonë dhe bekoje, o Zot, atë që do ta thërrasësh të jetë shërbëtor i unitetit në mesin e popullit tënd dhe dëshmitar i shpresës dhe i paqes në familjen njerëzore, i vëmendshëm ndaj të përulurve dhe nevojtarëve, sepse mbretëria jote u përket atyre”, thuhet në lutje.
Lutja shpreh mirënjohje për jetën dhe shërbimin e Papa Françeskut, e kujton ata që kanë qenë në qendër të shërbesës së tij: njerëzit që jetojnë në kufijtë ekzistencialë të botës, si migrantët, të varfrit dhe shumë të tjerë.
Lutja bëhet gjithashtu edhe për Kishën e Anglisë dhe të gjithë Bashkimin Anglikan, për procesin e emërimit të personit që do të shërbejë si Kryeipeshkëv i Canterbury-t. Sot në orën 12:00, Këshilli Botëror i Kishave mbajti një liturgji të veçantë dhe një reflektim nga imzot Andrzej Choromanski i Dikasterit të Vatikanit për Nxitjen e Unitetit të të Krishterëve. Po kështu, Këshilli Botëror i Kishave (WCC) fton Kishat e saj anëtare të promovojnë shërbesat ekumenike lokale duke ndjekur skemën e lutjes së përgatitur nga Taizé..
Lutja e Vëlla Matthew
O Zot besnik, Bari i popullit tënd, ti na bashkon në gjithë diversitetin tonë. Na jep dhuratën e dashurisë për Birin tënd Jezus dhe misterin e bashkimit që është Trupi i tij, Kisha. Të falënderojmë për jetën dhe shërbesën e Papa Françeskut dhe për shtigjet që ai ka hapur për të shpallur lajmin e mirë të dashurisë nde në botën e sotme.
Në pragun e konklavit, të kërkojmë të dërgosh Shpirtin tënd të Shenjtë mbi ata të cilëve u është besuar përgjegjësia e zgjedhjes së pasardhësit të tij si Ipeshkëv i Romës. Shpirti i yt u dhashtë atyre një zemër që dëgjon dhe urtinë e përulësinë që u nevojitet për të dalluar vullnetin tënd.
Përtërije gjithmonë shpresën tonë dhe bekoje atë që do ta thërrasësh të jetë shërbëtor i unitetit në mesin e popullit tënd dhe dëshmitar i shpresës dhe i paqes në familjen njerëzore, i vëmendshëm ndaj të përulurve dhe të varfrëve, sepse mbretëria jote u përket atyre.