杏MAP导航

K?rko

2021.08.19 Comunità ecumenica di Taizé preghiera tenda collina Francia giovani

Konklavi, lutja ekumenike e bashk?sis? s? Taizé-s?

P?r t? ndihmuar kardinal?t e mbledhur n? Konklav, nj? lutje intensive dhe e thell? iu d?rgua t? gjith? an?tar?ve t? K?shillit Bot?ror t? Kishave. V?llai Matthew, meshtar i Taizé-s?: "Ideja lindi nga impulsi i nj? k?rkese t? nj? pastori baptist".

R.SH. / Vatikan

“O Zot, të lutemi dërgoje Shpirtin tënd të Shenjt mbi ata, të cilëve iu besua përgjegjësia për të zgjedhur pasardhësin tënd si Ipeshkëv i Romës”. Kjo lutje ekumenike e shkruar nga Vëllai Matthew, meshtar rregulltar i bashkësisë së Taizé-së, i drejtohet të gjitha Kishave të Këshillit Botëror të Kishave (WCC) - organizatë që nxit dialogun ndërmjet Kishave të ndryshme të krishtera në botë – që të luten për Konklavin e kardinajve, që po zhvillohet aktualisht në Kapelën Sikstine.

Urti dhe përvujtëri

Në tekstin e lutjes kërkohet prej Zotit “një zemër në dëgjim; urti dhe përvujtëri për të gjithë kardinalët dhe për të gjithë ata që merren me përgatitjen e Konklavit. E edhe të përtërihet gjithnjë shpresa jonë dhe ta bekosh atë, që do të thirret për të qenë shërbëtor i unitetit në mesin e popullit tënd, dëshmitar i shpresës dhe i paqes në familjen njerëzore, i vëmendshëm ndaj të përvuajturve e nevojtarëve, sepse atyre u përket mbretëria jote, o Zot".

Mbështetje e gjerë

Në një bisedë me mediat e Vatikanit, Vëllai Mateu shpjegoi se kjo lutje lindi “pas ftesës së një pastori baptist, i cili i kërkoi bashkësisë sonë të hartojë një lutje për t’i ndihmuar kardinalët në një çast kaq delikat dhe të rëndësishëm për jetën e Kishës”.

08 maj 2025, 12:44