杏MAP导航

K?rko

Nga takimi i m?parsh?m i z?dh?n?sve dhe zyrtar?ve t? shtypit t? Konferencave Episkopale Evropiane Nga takimi i m?parsh?m i z?dh?n?sve dhe zyrtar?ve t? shtypit t? Konferencave Episkopale Evropiane

K?shilli i Konferencave Ipeshkvnore t? Evrop?s (CCEE): Takimi i z?dh?n?sve t? konferencave ipeshkvnore t? Evrop?s n? Prag?

"T? komunikosh shpres?n n? Evrop?n e sotme" ?sht? tema e takimit q? do t? mbahet n? kryeqytetin ?ek, Prag?, nga 3 deri m? 5 qershor 2025. N? qend?r t? reflektimit, sh?rbimi i komunikuesve kishtar? n? Kish?, n? kontekstin aktual

R. SH. - Vatikan

Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE) kthehet në Pragë, pasi ishte atje në shkurt 2023 për Asamblenë Kontinentale të Sinodit. Këtë herë, në kryeqytetin çek mbahet takimi i zëdhënësve të shtypit të Konferencave Ipeshkvnore nga e gjithë Evropa, në program nga data 3 deri më 5 qershor 2025, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Kishës katolike Çeke.

Në këtë Vit Jubilar të Shpresës, tema e takimit të 35-të të përgjegjësve të komunikimit të konferencave ipeshkvnore të të gjitha kombeve të Kontinentit të Vjetër është "Të komunikosh shpresën në Evropën e sotme". Sot, më shumë se kurrë, Evropa ka nevojë ta përvetësojë kumtin e Ungjillit - Lajmin e Mirë të asaj "shprese që nuk zhgënjen", në një moment historik që ka rrezik të shënohet nga dëshpërimi, për shkak të luftërave të përgjakshme dhe dhunës çnjerëzore, që po përhapen në shumë pjesë të botës.

Stilet komunikuese të Papës Françesku dhe Leonit XIV

Jehona e zërit të Papës së ndjerë Françesku, së bashku me thirrjet për paqe të Papës së ri Leoni XIV, tregojnë ritmin e komunikimit harmonik dhe efikas të stilit ungjillor të Jezusit. "Çfarë kanë për t'i thënë stilet e tyre komunikuese gazetarit të sotëm? – pyesin organizatorët e takimit të Pragës – Në kontekstet historike të të gjitha shekujve, komunikuesit kishtarë mund të përsërisin së bashku me psalmistin: 'Në të gjithë tokën përhapet lajmi i tyre dhe në kufijtë e botës mesazhi i tyre' (krh Psalmi 18,5)".

Programi i takimit

Në takimin e Pragës do të flasë, me një relacion hyrës me titull "Shërbimi i komunikuesve kishtarë ndaj Kishës në kontekstin aktual", Daniel Arasa, dekan i Fakultetit të Komunikimit Institucional të Universitetit Papnor të Kryqit të Shenjtë në Romë. Ndërsa tema "Komunikimi nga Papa Françesku te Papa Leoni" do të mbahet nga Alessandro Gisotti, zëvendësdrejtor editorial i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin. Në sesionin e fundit do të trajtohet tema: "Gazetari dhe komunikimi i Vatikanit", në të cilën do të alternohen dy folës: Javier Martínez Brocal Ogáyar, korrespondent i gazetës spanjolle ABC dhe Josef Pazderka, kryeredaktor i ?eský rozhlas Plus, radioja shtetërore çeke.

I pasuruar me aktivitete të ndryshme kulturore anësore, programi i takimit të 35-të përgjegjësve të komunikimit të konferencave ipeshkvore të Kishave katolike të Evropës do të përfshijë gjithashtu kremtimin e Meshës së Shenjtë në Kapelën e Shën Venceslaut në Katedralen e Pragës, që do të kryesohet nga Imzot Josef Nuzík, kryeipeshkëv metropolit i Olomouc dhe president i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës katolike Çeke.

30 maj 2025, 09:54