Imzot Gjergj Meta p?r Pap?n Leoni XIV: e kam ftuar t? vizitoj? Shqip?rin?
Kryetari i Konferenc?s Ipeshkvnore t? Shqip?ris? i ka d?rguar me shkrim dhe i b?n edhe me z? urimet m? t? mira Pap?s Leoni XIV p?r misionin e tij n? krye t? Kish?s universale. P?r Atin e Shenjt?, q? foli p?r “paqen e ?armatosur dhe ?armatos?se”, siguria se do ta udh?heq? Kish?n drejt fronteve t? reja e do t’i p?rforcoj? besimtar?t n? fe
R.SH. – Vatikan
Me përshtypje pozitive për fjalët e para të Papës Leoni XIV nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, së bashku me urimet, i ka dërguar Atit të Shenjtë edhe ftesën për të vizituar Shqipërinë. Papa, komenton ai, foli për “paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse”, kundër mendësisë së botës, që mendon se për të arritur paqen duhet përgatitur lufta. Imzot Meta është i bindur se Papa, ashtu si paraardhësit, do të vazhdojë të punojë për një Kishë që ndërton ura, Kishë misionare e sinodale, Kishë në ecje, gjithnjë e afërt me të vuajturit. Ta dëgjojmë…
09 maj 2025, 11:59