杏MAP导航

K?rko

Imzot Arjan Dodaj Imzot Arjan Dodaj

Imzot Arjan Dodaj: takim ekumenik n? Tiran? p?r Koncilin kishtar t? Nikes?

Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshk?v metropolit i Tiran?-Durr?si, i cili n? mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News flet si lindi idea e organizimit t? nj? Simpoziumi kuishtuar Koncilit t? Par? Ekumenik Kishtar q? u mbajt n? Nikea

R.SH. / Vatikan

Sot më 24 maj, në Qendrën Kulturore të kompleksit të Katedrales Ortodokse, në Tiranë, nga ora 9.00 deri në orën 15.00, do të mbahet një Simpozium, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit I Ekumenik të Nikesë. Qe ngjarja e parë ekumenike në historinë e krishtërimit, mbajtur në vitin 325 pas Krishtit, që u dha të krishterëve Besojmën e tyre. 

Simpoziumi i Tiranës është bashkëpunim ndërmjet Kryedioqezës Katolike Metropolite të Tiranë-Durrësit dhe Kishës Orthodoske Autoqefale të Shqipërisë. E vërtet, të pranishmit e studiuesit do të t’i përshëndesë Fortlumturia e tij, imzot Joan Pelushi, kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, si edhe Shkëlqesia e tij, imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësi.

Në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News , imzot Arjan Dodaj flet për këtë ngjarje madhore kishtare e historike, si lindi idea e organizimit të një Simpoziumi kuishtuar Koncilit të Parë Ekumenik Kishtar që u mbajt në Nikea e që ka një mesazh aktual edhe për ditët tona. Ky Koncili nuk është vetëm ngjarje teologjike, por edhe një thirrje për kthim personal dhe për një jetë në bashkim. Ta dëgjojmë

Imzot Arjan Dodaj
24 maj 2025, 08:26