杏MAP导航

K?rko

Papa Leoni XIV e Eprori i augustinian?ve, At? Alejandro Moral Antón Papa Leoni XIV e Eprori i augustinian?ve, At? Alejandro Moral Antón

Eprori i Augustinian?ve: Leoni XIV, "njeri v?rtet i af?rt me t? gjith?"

At? Alejandro Moral, mik i hersh?m i Pap?s s? sapozgjedhur, kujton p?r mediat e Vatikanit: "Foli menj?her? p?r drejt?si, paqe, ura nd?rmjet t? gjith?ve e p?r sinodalitet"

R.SH. - Vatikan

"Jemi shumë të lum, shpresoj të jetë dhuratë, vërtetë, dhuratë për Kishën. Gjë e rëndësishme". Kështu foli për mediat e Vatikanit Priori i Përgjithshëm i Augustinianëve, Atë Alejandro Moral Antón. "Jemi të lumtur si augustinianë, dëshirojmë të jetë shërbyes".

Njeri i ekuilibruar, i afërt me të gjithë

Ati Moral flet me shumë entuziazëm, ndërsa e thërrasin të gjithë miqtë e tij me të cilët ndan emocionin paszgjedhor. I vlerëson lart cilësitë e Papës së ri, si  njeri “shumë i ekuilibruar, shumë i përshpirtshëm, vërtet i afërt me të gjithë". Sipas Priorit, mik i hershëm i Papës së ri Leo XIV, "i do të gjithë, të varfër e të pasur. Jemi shumë të lumtur mbasi mendojmë se ai do të bëjë një shërbim shumë të mirë. Kemi folur këto ditë dhe mendojmë se pikërisht kështu do të jetë ".

Drejtësi, Paqe, Sinodalitet: Programi i Leonit XIV

Zgjedhja e emrit - vazhdon Ati Moral - rrjedh nga konsiderata se Leo XIII "ishte Papë i madh". Rregulltari nënvizon më pas rëndësinë e fjalëve kyçe "drejtësi" dhe "paqe", që tingëlluan në fjalimin e parë të mbajtur nga lozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit. Ai foli menjëherë për drejtësi, për paqe, për ura ndërmjet të gjithëve, për sinodalitet…E pastaj kujtoi fjalët e Shën Augustinit: “jemi shtegtarë drejt atdheut të vërtetë”, që përbëjnë “një pjesë të rëndësishme të programit të tij për vitet e ardhshme”.

09 maj 2025, 15:33