杏MAP导航

K?rko

2022.07.26 logo della Secam (Simposio delle conferenze episcopali di Africa e Madagascar)

Comece dhe Secam: Afrika nuk ?sht? fush? beteje p?r interesa t? jashtme

Ipeshkvijt? evropian? dhe afrikan? u b?jn? thirrje politikan?ve t? t? dy kontinenteve p?r respekt t? nd?rsjell? n? em?r t? drejt?sis?: Evropa t? bashk?punoj? p?r t? mb?shtetur solidaritetin dhe p?r t? promovuar zhvillimin

R.SH. / Vatikan

Ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan është i nevojshëm “një partneritet i ripërtërirë, i drejtë dhe i përqendruar te njerëzit”, për t'iu përgjigjur rrezikut që “ndryshimet e fundit në marrëdhëniet BE-UA” mund të “lënë në plan të dytë promovimin e solidaritetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor në favor të disa interesave ekonomike dhe gjeopolitike të përcaktuara mirë”. Këtë e kërkojnë Comece, Komisioni i Konferencave Ipeshkvore Evropiane, dhe Secam, Simpoziumi i Konferencave Ipeshkvore të Afrikës dhe Madagaskarit, të cilët, në një deklaratë të përbashkët me titull “Sepse e dimë që gjërat mundtë ndryshojnë”, shprehin shqetësimin e tyre në pragun e takimit të ministrave të Jashtëm evropianë dhe afrikanë, parashikuar në Bruksel më 21 maj. “Afrika – thuhet në mesazh – nuk ka nevojë përbamirësi, as të jetë fushë beteje për interesa të jashtme. Ajo ka nevojë për drejtësi dhe një partneritet të bazuar në respektin e ndërsjellë, në menaxhimin e mjedisit dhe në qendër të dinjitetit njerëzor”.

Bazat e veprimeve

Ipeshkvijtë afrikanë dhe evropianë u tregojnë më pas përgjegjësve politikë të të dy kontinenteve, katër pika themelore mbi të cilat të bazohen veprimet dhe linjat e sjelljes. Duke filluar nga kërkesa për të “riorientuar politikat për të mbrojtur ekosistemet dhe komunitetet afrikane nga praktikat shfrytëzuese”, Comece dhe Secam kërkojnë promovimin e “agroekologjisë”, mbrojtjen e “sistemeve të farave të menaxhuara nga fermerët” dhe ndalimin e përdorimit të “pesticideve shumë të rrezikshme të eksportuara në Afrikë”. Më pas bëhet thirrje për t’i “dhënë fund grabitjes së tokës” dhe për të “mbrojtur sistemet e pronësisë komunale në respekt të shenjtërisë së tokës”. Së fundi, kërkesa për të “mbështetur një vizion partneriteti të bazuar në dinjitetin e të gjithë njerëzve, në respektin e ndërsjellë dhe në ekologjinë integrale”.

Një partneritet i drejtë

Paralajmërimi është pra ai për të shmangur “nismat që rrezikojnë të përsërisin modelet nxjerrëse të së kaluarës, duke privilegjuar objektivat e biznesit e strategjike evropiane në krahasim me nevojat dhe aspiratat reale të popujve afrikanë. “Afrika dhe Evropa – përfundon mesazhi i Comece dhe Secam – mund të bëhen motorët e një rigjallërimi të bashkëpunimit shumëpalësh duke forcuar lidhjet e tyre të gjata të shënuara nga rrënjët tona të përbashkëta dhe afërsia gjeografike [...] drejt një partneriteti të drejtë dhe të përgjegjshëm që vë në qendër njerëzit”.

15 maj 2025, 13:15