杏MAP导航

K?rko

Rr?nojat e Gaz?s Rr?nojat e Gaz?s

At? Romanelli: n? Gaza po shuhet shpresa. Populli ndjehet i braktisur

Famullitari i Familjes Shenjte kujton munges?n e plot? t? ndihm?s q? nuk mb?rrin n? Rrip prej tre muajsh, e bllokuar nga ushtria izraelite. Bashk?sia e vog?l e krishter?, strehuar n? famulli, vazhdon t? rezistoj? e t? lutet. “I jemi mir?njoh?s Pap?s Leoni XIV p?r fjal?t e mira. Ndihemi shum? pran? tij”

R.SH. - Vatikan

"Më shumë sesa mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm, ilaçeve, e edhe më shumë se rreziku për sigurinë tonë, jam i shqetësuar për shpresën. Dua që të mos humbasë shpresa se kjo luftë e mallkuar do të mbarojë, se paqja do të kthehet, se ne mund të jetojmë në këtë tokë dhe të rindërtojmë shtëpitë e shkatërruara, se komuniteti ynë i vogël i krishterë i qëndrueshëm mund të vazhdojë të jetë dëshmitar i “të Ngjallurit". Toni me të cilin Atë Gabriel Romanelli, famullitar i Familjes Shenjte në Gaza, i përgjigjet telefonatës sonë, është më i përzemërt se kurrë.

«Shpresa po venitet, sepse këtu njerëzit e ndiejnë se konsiderohen dhe trajtohen si objekte, jo si subjekte me të drejta të plota”. Objekte, që mund të lëvizen sipas dëshirës së kujtdo! Shumica dërrmuese e banorëve të Gazës janë civilë,  nuk marrin pjesë në konfliktin e armatosur. Bashkësia jonë duhet të rezistojë! Një shenjë e pranisë së krishterë duhet të mbetet patjetër në Gaza”, shton ai.

Atë Gabriel, cila është tani situata, veçanërisht e bashkësisë së krishterë që u strehua në kompleksin famullitar për gati 20 muaj?

Falë ndihmës që vjen nga Kisha dhe nga shumë miq anembanë botës, deri tani kemi arritur të ndihmojmë jo vetëm familjet tona, por dhjetëra mijëra familje që, pavarësisht nga feja apo viset e tyre, kërkojnë ndihmë prej e nëpërmjet nesh.  Por tani, për gati tre muaj, Rripi nuk ka marrë asgjë nga jashtë: të gjitha ndihmat, qofshin ushqime, ujë apo ilaçe, janë bllokuar në hyrje nga ushtria izraelite. Por ne kishim ruajtur shumë nga këto gjëra dhe, duke i racionuar, arritëm të mbijetonim, vetëm se tani nuk mund të ndihmojmë më jashtë komunitetit tonë. Kemi ende pak miell për të pjekur bukë, por duhet situr disa herë sepse është plot me krimba, e duhet ta pastrojmë gjithmonë edhe ujin, për të shmangur sëmundjet. Perimet i gjejmë nga disa fermerë ose në disa tezga të improvizuara, por janë shumë të shtrenjta. Një qepë e vetme kushton mesatarisht 10 euro; domatet janë pak më të lira: një kilogram kushton më shumë se 15 euro. Prandaj, tani duhet t’i menaxhojmë furnizimet e mbetura me shumë mençuri për gati 500 refugjatët tanë, përfshirë afërsisht 50 fëmijë të strehuar nga murgeshat e Nënë Terezës. Nuk mund të gjejmë pelena në të gjithë Rripin e Stripit, edhe pse ato janë absolutisht të nevojshme për të vegjlit e e të moshuarit; kur ishin në dispozicion kushtonin jo më pak se 3 euro secila. Situata me ilaçet është gjithashtu e dëshpëruar, sepse na kanë mbaruar edhe furnizimet. E kjo është veçanërisht serioze për njerëzit me sëmundje kronike, pacientët me zemër, hipertensionistët, diabetikët, të cilët nuk kanë më asnjë kurë. Kudo që të kthehesh sheh nevoja e nevojtarë. Por mbi të gjitha, askush nuk është në gjendje të dijë sot se çfarë do të bëhet me jetën e 2 milionë e 300 mijë banorëve. Dhe është kjo pasiguri që lind humbjen e shpresës. “Ata ndihen të braktisur nga të gjithë e mendojnë se vetëm Zoti interesohet për fatin e tyre”.

A dëgjoni shpërthime pranë jush?

Po, shpesh. Këtë mëngjes (dje, red.) ende pak. Duket se janë përqendruar më në veri.  Por ne i ndiejmë gjithmonë e shpesh mbërrijnë copëza, madje edhe të mëdha.  Ekziston një situatë sureale, larg nga "e zakonshmja". Ndërsa flasim, fëmijët po luajnë jashtë, në oratori; nëse do të dëgjonin shpërthime, edhe po të ndodheshin afër, ata do të vazhdonin të luanin. Sepse këtu fati luan me rrezikun! Rreziku i besohet fatit. Nëse kalojnë avionë luftarakë izraelitë-bombardues, njerëzit kërkojnë strehim brenda, presin disa minuta që ndoshta të bjerë ndonjë shrapnel dhe pastaj dalin përsëri e vazhdojnë jetën e tyre normale. Në se mund të quhet kështu! Tmerri është bërë zakon. Po kështu në kishë: jemi duke u lutur të gjithë së bashku kur, papritmas mbi çati bien copëza ose dritaret hapen papritur për shkak të lëvizjes së ajrit, por ne vazhdojmë të lutemi, zakon që na jep më shumë siguri, sesa të ikim”.

Për shumë muaj ju ka ngushëlluar telefonata e përditshme e mbrëmjes nga Papa Françesku. Tani është Papa Leoni XIV. Çfarë prisni nga Papa i ri?

Telefonata e Françeskut, e orës 8 e mbrëmjes, quhej “ora e Papës” për ne. Ne vazhdojmë t’i biem kambanave me Ave Maria çdo mbrëmje, në orën 8, për t’i kujtuar vetes ato thirrje! E ka nga ata që, duke dëgjuar kambanat, vazhdojnë të bërtasin “Mirëmbrëma, Atë i Shenjtë”, sepse prania e tij mbetet ndërmjet nesh. Çka bëri Papa Françesku për ne, është absolutisht e jashtëzakonshme dhe nuk ka shok në histori. Tani, me Papën Leoni XIV, ndjemë menjëherë inkurajimin për të rezistuar kur - e kishim vendosur ekranin në kishë, dhe për fat të mirë atë mbrëmje kishte si energji elektrike ashtu edhe internet - ai e filloi shërbesën e fjalët e tij të para të thirrjes ishin për paqe. Qemë të gjithë bashkë, katolikë dhe ortodoksë, si dhe shumë miq myslimanë, të lumtur që dëgjuam Papën e ri duke kërkuar paqe. Për Gazën dhe për botën.

Atë Gabriel, a do të dëshironit ta shfrytëzonit rastin e kësaj interviste për t’i dërguar një mesazh Papës Leoni?

Patjetër: dua t’i them se jemi shumë mirënjohës për fjalët e tij të paqes dhe se e gjithë bashkësia po lutet për të. E jo vetëm ne, por edhe katolikët, ortodoksët dhe myslimanët e dinë se kanë një Atë. Afërsia e Papës Françesku ishte afërsia e të gjithë Kishës. E ne vazhdojmë ta ndjejmë rishtas tek Papa Leon. Që është pasardhësi i Pjetrit, Ati i Kishës e Ati i të gjithëve. I të gjithëve!

21 maj 2025, 14:52