杏MAP导航

K?rko

2025.04.04 LIBRO CUORE INDIVISO

"Zem?r e pandar?": n? nj? lib?r, mendimet e Carmen Hernández p?r misionin dhe virgj?rin?

N? nj? v?llim, botuar nga San Paolo, autorja Josefina Ramón Berná komenton 400 citate, mbledhur nga bashk?pun?torja e Rrug?s Neokatekumenale Carmen Hernández. Fjal?t e sh?rb?tores s? Zotit u drejtohen ve?an?risht grave dhe ungjillizimit, duke u nisur nga p?rvoja e saj

R.SH. - Vatikan

Gruaja që mbart në bark “fabrikën e jetës”, ka një mision shumë të rëndësishëm në shoqëri. Ndjenja e virgjërisë është e lidhur edhe me këtë realitet fizik, si shenjë eskatologjike që flet për një dashuri, e cila tregon Qiellin! Libri "Zemër e pandarë. Misioni dhe virgjëria e Carmen Hernández", botuar nga San Paolo, redaktohet, në botimin italian, nga Don Ezechiele Pasotti. Autorja, Josefina Ramón Berná, misionare laike e Rrugës Neokatekumenale, ka mbledhur rreth 400 citate nga Carmen, duke krijuar një panoramikë të pasur për ndërhyrjet e saj mbi gratë e, në veçanti, për lidhjen e virgjërisë me misionin, me një thellësi mbresëlënëse katekistike dhe teologjike. Ndërkaq në Madrid zhvillohet faza dioqezane e për lumnimin dhe kanonizimin e Carmen.

Ungjillëzimi dhe virgjëria

Një aspekt shumë i rëndësishëm i theksuar nga autorja e tekstit, është se ungjillëzimi dhe virgjëria ecin së bashku, ashtu si virgjëria dhe amësia duhet të bashkohen edhe nëse mund të duket kontradiktore, thekson Maria Ascensión Romero, anëtare e ekipit ndërkombëtar të Rrugës, kur e paraqiti librin: virgjëria bëhet e frytshme nga dashuria për Jezu Krishtin, sepse nuk është e mundur të duash, pa krijuar jetën! Shumë fryte dalin nga dëshmia dhe predikimi edhe i atyre që nuk kanë fëmijë në korpin e tyre, por nuk ngurrojnë të japin jetën për të tjerët. E këtë mund ta shohim, për shembull - nënvizohet në libër - brenda Rrugës, në thirrjet e shumta për misionin, për meshtarinë, për jetën rregulltare, ashtu si edhe në martesat e shumta, në krijimin e jetës. Në virgjëri gjithçka është hir, vëren Ascensión, është dhuratë që nuk lind nga moralizmi, por nga Zoti.

Virgjëria në krishterim

Ndërhyrjet e Carmen Hernández të mbledhura në tekst shpjegojnë dallimet ndërmjet priftëreshave të botës pagane parakristiane, të lidhura me ritet e misterit, dhe vizionit të gruas në judaizëm, e cila, për shembull, ndez dritën Shabat në familje. Rëndësia e grave del tashmë nga Testamendi i Vjetër: shpesh janë gratë ato që shpëtojnë popullin e Izraelit, siç tregohet nga historitë e Deborës, Juditës, Esterës dhe të tjerave. Megjithatë, ato nuk janë priftëresha femra. As në krishterim, virgjëria nuk lidhet me “priftërinë”, nënvizon autorja e librit, por “projektohet drejt një përkryerjeje, me modelin te Virgjëra Mari, që është në zemër të Kishës”. Virgjëria është krijimtaria e Zotit”, nënvizohet në libër.

"Fabrika e jetës"

Gruaja ka në trup diçka me vlerë të pakrahasueshme, që është mitra, “fabrika e jetës dhe e historisë”. Për këtë arsye, sipas Carmen “vdekja  përpiqet gjithnjë ta vrasë gruan”, duke e sulmuar me njëmijë mënyra, siç e shikojmë në faqet e para të Zanafillës, me Evën, e deri në faqet e fundit të Apokalipsit, prej nga na shikon Gruaja e veshur  diell.

Në tekstin shumëplanësh, ka referenca të shumta për figurat femërore biblike të Testamendit të Ri dhe të Vjetër, për traditën hebraike, për Etërit e Kishës, për dokumentet e Koncilit II të Vatikanit, për magjisterin e Papëve, të cilat pasqyrojnë pasurinë e Ungjillit në botë.

Atësia e Zotit

I rëndësishëm, edhe përshkrimi i atësisë së Zotit lidhur me virgjërinë, tema e dlirësisë për të rinjtë, për të zbuluar thirrjen e tyre, për beqarinë e priftërinjve, për thellësinë e termit mëshirë, që në hebraisht quhet rahamim dhe vjen nga rehem, bark, duke iu referuar një dashurie që ka të bëjë më shumë me zorrët e nënës, sesa me zemrën.

Qendra e gjithë kësaj pasurie teologjike dhe katekistike është, pra, pikërisht kjo lidhje ndërmjet dashurisë për Krishtin dhe misionit. Carmen "gjatë gjithë jetës së saj - shkruan Josefina Ramón Berná - donte të shkonte në misione, ndaj e jetoi gjithë jetën në marrëdhënie intime dashurie me Krishtin. Dëshira për të ungjillëzuar ishte thjeshtë pasojë e “thirrjes së parezistueshme të dashurisë për Zotin".

 

08 prill 2025, 11:30