杏MAP导航

K?rko

Hyrja e Jezusit n? Jerusalem Hyrja e Jezusit n? Jerusalem

T? meditojm? me Ungjillin e Diel?s s? Larit: bekuar ai, q? vjen n? em?r t? Zotit

Ti, o Jezus, tani ec?n para t? gjith?ve,/duke iu ngjitur Jeruzalemit p?rpjet?./ mbi gomar,/shp?rthen entuziazmi:/hedhin mantelet n? rrug?, para k?mb?ve t? tua,/ dishepujt b?rtasin me g?zim,/ sepse shohin tek Ti,/ Mesin? q? prisnin/At?, q? vjen n? em?r t? Zotit./Ti Jezus i l? t? b?jn? ?'t? duan, sepse tashm?/ je krejt af?r vdekjes,/para dit?ve, n? t? cilat do t? plot?sohet vullnesa e Atit.../drejt mundimeve dhe vdekjeve, drejt fyerjeve dhe talljeve,/drejt vuajtjeve m? t? tmerrshme...

R.SH. - Vatikan

Me të Dielën e Larit, hyrjen mesianike të Jezusit në Jeruzalem, fillojmë Javën e Pashkëve. “Bekuar ai, që vjen në emër të Zotit” brohorasin ata, të cilët vetëm pak ditë më pas do të bërtisnin “kryqëzoje”. Në kujtim të triumfit të tij, bekohen degët e larit e të ullirit dhe lexohet tregimi i mundimeve e i vdekjes së Birit të Hyjit. Por, në emisionin e sotëm, do të ndjekim Ungjillin e hyrjes së tij në Jeruzalem, që lexohet para fillimit të meshës, gjatë përkujtimit të asaj dite (Lk 19,28-40)

Ungjilli sipas Lukës

Në atë kohë, Jezusi vazhdoi rrugën përpara duke u ngjitur në Jerusalem. Kur iu afrua Betfages dhe Betanisë, përngjat malit që quhet i Ullinjve, i dërgoi dy nxënës dhe u tha: »Shkoni në fshat që është kundruall. Sa të hyni në të, do ta gjeni një gomar të lidhur, në shpinë të të cilit ende askush nuk hypi. Zgjidhnie dhe binie! Nëse ndokush ju pyet: ‘Pse po e zgjidhni?’ thoni kështu: ‘Po i duhet Zotërisë!’« Të dërguarit shkuan dhe gjetën ashtu si u kishte thënë. Ndërsa ata po e zgjidhnin gomarin, të zotët e gomarit u thanë: ‘Pse po e zgjidhni gomarin?’ Ata u gjegjën: »Po i duhet Zotërisë.« Dhe e sollën te Jezusi dhe, pasi i vunë petkat e veta mbi gomar, i ndihmuan të hypë edhe Jezusi. Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, njerëzit shtronin udhës petkat e veta. Ishte tashmë afër teposhtës së Malit të Ullinjve, kur qe, tërë ajo mori nxënësish, filloi plot gëzim e me zë të lartë të lëvdojë Hyjin për të gjitha veprat e madhërueshme që kishte parë dhe thoshte:

»‘Qoftë bekuar ai që vjen - mbret - në emër të Zotit! Në qiell paqe, lavdi në më të lartin qiell!’« Atëherë i thanë disa farisenj që ishin në popull: »Mësues, qortoj nxënësit e tu!« Ai u përgjigji: »Unë po ju them: nëse këta do të heshtin, gurët do të klithin!«

Të lutemi së bashku

Vendimi është marrë tashmë prej kohësh

e ti, o Jezus, tani ecën para të gjithëve,

duke iu ngjitur Jeruzalemit përpjetë.

Kur u kalon përpara, mbi gomar,

një lloj “kali” i padenjë për mbretërit,

shpërthen entuziazmi:

hedhin mantelet në rrugë, para këmbëve të tua,

e dishepujt bërtasin me gëzim,

sepse shohin tek Ti,

pas gjithë atyre mrekullive, Mesinë që prisnin

Atë, që vjen në emër të Zotit.

 

Ti i lë të bëjnë ç’të duan, sepse tashmë

e di mire se je krejt pranë vdekjes,

pranë ditëve, në të cilat do të plotësohet vullnesa e Atit

e, ai reagim i dishepujve

përfaqëson një lloj shpërblimi:

fjalët e të thjeshtëve, që kishin besim në Ty,

pavarësisht se brohorisnin me të madhe

nuk mund të të bezdisin.

Madje, janë një lloj preludi

i gëzimit të ringjalljes,

kur sprovës nuk do t’i mbetet më shenjë.

 

Me një gjendje shpirtërore të veçantë

sot, o Jezus, rreshtohemi në procesion,

duke mbajtur në duar degë ulliri.

E dimë mirë se Ti shkon drejt kryqit,

drejt mundimeve e vdekjes, drejt fyerjeve e talljeve,

drejt vuajtjeve më të tmerrshme,

por nga ana tjetër, e dimë mirë edhe

se Ti do të fitosh mbi vdekjen, se Ti do të ringjallesh.

12 prill 2025, 09:31