杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku me Patriarkun Bartolomeu I Papa Fran?esku me Patriarkun Bartolomeu I

Kujtimi i Bartolomeut I p?r Pap?n Fran?esku, v?lla i ?muar n? Krishtin

E priste p?r t? kremtuar 1700-vjetorin e Koncilit t? Nikes? s? bashku, por “v?llai i ?muar n? Krishtin” e la pak para p?rvjetorit t? asambles? s? ipeshkvijve, q? i dha Kish?s Besojm?n e saj. Ideja e kremtimit t? p?rbashk?t pati lindur q? n? vitin 2014, nuk u realizua k?saj radhe, por “vdekja e Pap?s Fran?esku nuk e shuan d?shir?n p?r t’i vazhduar nismat e bashk?punimit e t? dialogut, t? filluara tashm?”, deklaron Patriarku Ekumenik Bartolomeu I

R. SH. – Vatikan

“Një vëlla i çmuar në Krishtin, me të cilin, që në momentin e parë të zgjedhjes në fronin papnor, krijova një miqësi vëllazërore dhe një bashkëpunim për të mirën e Kishave tona, për të mirën e njerëzimit. Gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve të misionit të tij, mbeti një mik besnik, një shok, një mik i sinqertë i Ortodoksisë dhe i vëllezërve më të përvuajtur të Zotit”.

Kremtimi i 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë

Në këmbë, në sallën e fronit ekumenik, në audiencë me një delegacion të kryesuar nga kryeipeshkvi i Bari-Bitontos, imzot Giuseppe Satriano, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu I, i lidhur me miqësi të thellë me Papën Françesku, bëri dje një deklaratë të ndierë, në të cilën përshkoi shkurtimisht impenjimin e përbashkët për bashkimin e të krishterëve. “Kur në vitin 2014, me propozimin dhe nismën time, shkuam në Jerusalem, u lutëm në gjunjë pranë njëri-tjetrit para varrit të Zotit”, vërejti primati ortodoks, duke rrëfyer se gjatë bisedave të atyre ditëve në Tokën Shenjte, i propozoi Papës të kremtonin së bashku, në vitin 2025, 1700-vjetorin e Koncilit të parë Ekumenik në Nikea të Bitinies.

“Do të ishte një akt shumë i bukur dhe simbolik të shkojmë atje së bashku për të kremtuar këtë përvjetor historik dhe për të folur mbi rrugëtimin e mëtejshëm të Kishave tona simotra drejt Kelkut të përbashkët”, i pati thënë Papës Françesku, Bartolomeu.

Dëshira e Papës për të qenë i pranishëm në kremtime

E Ati i Shenjtë, gjithnjë sipas deklaratës së Patriarkut Ekumenik, u përgjigj: “Këto janë mendime, ide dhe propozime të mëdha. Shpresojmë të jemi mirë me shëndet dhe ta bëjmë këtë shtegtim në Nike. Përndryshe, nëse Zoti nuk do të na e lejojë, ta bëjnë pasardhësit tanë”.

Dëshirën për të qenë i pranishëm në kremtime, Papa ia shprehu disa herë, deri pak javë më parë, si Patriarkut Ekumenik, ashtu edhe primatëve të tjerë ortodoksë. Fjalë e ndjete, që sot marrin një kuptim të veçantë, prekës, pasi tingëllojnë si amanet. E vërtet, “vdekja e Papës Françesku nuk e shuan vullnetin për të vazhduar nismat e bashkëpunimit dhe të dialogut tashmë të filluara”, nënvizoi Patriarku Ekumenik Bartolomeu I.

Urgjenca e një date të vetme për Pashkët e krishtera

Kreu i selisë së Kostandinopojës përsëriti "urgjencën e një date të vetme për Pashkët" e krishtera, duke bërë thirrje që 1700-vjetori i Koncilit të Nikesë të jetohet “jo si kujtesë historike, por si shtysë në udhën ekumenike, drejt së vërtetës së përbashkët". Një mendim edhe për Shën Gjergjin – ditën e emrit të Papës Françesku - që kremtohet sot, “simbol i bashkëjetesës ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve”. Kalorësi, që mundi kuçedrën (simbol i djallit) nderohet si Megalomartir nga Kishat Lindore dhe si profet nga myslimanët, gjë që e bën atë një figurë uniteti dhe dialogu. Emri Gjergj (Jorge) i përshtatej më së miri Papës Jorge Mario Bergoglio, i cili e bëri dialogun stil të papnisë së tij.

23 prill 2025, 16:30