杏MAP导航

K?rko

PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT-GAZA

Gaza, famullitari: Papa na b?n thirrje, ta vazhdojm? pun?n p?r paqen dhe drejt?sin?

At? Gabriel Romanelli, gjat? nj? bisede telefonike nga kompleksi ku strehohet bashk?sia e krishter? dhe mir?priten refugjat?t, fal?nderon Fran?eskun p?r telefonat?n e dit?ve t? fundit. "Ishte thirrje e shkurt?r, por thell?sisht prek?se. E pam? Pap?n n? Lutjen e Engj?llit t? T?nzot, t? diel?n dhe e duartrokit?m thirrjen e tij p?r paqe." Thot? k?shtu dhe shton: paqja e v?rtet? duhet t? krijohet mbi drejt?sin?. Nuk mund t'i zhvendos?sh njer?zit si t? ishin sende dhe t'u heq?sh t? drejtat"

R.SH. - Vatikan

Nga Gaza vjen dëshmia e famullitarit të Familjes së Shenjtë, Atë Gabriel Romanelli, që flet për afërsinë e Papës Françesku me popullsinë e rraskapitur nga lufta. Dy ditë më parë - pohon Frati - Papa na telefonoi sërish, nga Shtëpia e Shën Martës ku vijon të mjekohet: “Papa na thirri, na përshëndeti, pyeti si po kalonim, si ishin njerëzit”. E ne iu përgjigjem me gëzimin tonë e, sidomos, të të vegjëlve, me falënderime për këtë gjest të mëtejshëm dashurie.

Falënderim Papës, për afërsinë  

“Njerëzit u gëzuan shumë kur e morën vesh se po i thërriste Papa. Kur arriti zëri i tij, ndërsa ishim te dera e rektoratit, brenda kompleksit, fëmijët dhe të rinjtë filluan të bërtasin “Rroftë Papa”, në arabisht, në italisht”, rrëfen Atë Gabrieli. "E Papa na dërgoi bekimin e tij, lutjen e tij. “Salam alaikum” e tij! Ishte telefonatë e shkurtër, por e përzemërt, shumë e vlerësuar. I thamë se ishim tejet të lumtur që e pamë të dielën në Lutjen e Engjëllit dhe që dëgjuam edhe një herë thirrjen e tij për paqe. Situata është vërtet e tmerrshme në të gjithë Rripin - vazhdon frati - kështu që e vlerësuam edhe më shumë afërsinë e tij, lutjen e tij dhe shqetësimin e tij për të gjithë".

Urojmë të përfundojë lufta, për të mirën e të gjithëve

Famullitari kujton se kushtet në të cilat jeton popullsia e Rripit janë “të paimagjinueshme”, ashtu siç i përshkroi Papa në tekstin e Engjëllit, publikuar të dielën, më 6 prill. Thotë kështu dhe vazhdon thirrjen që lutja të mos ndalet: "Lutuni shumë për dhuratën e paqes dhe punoni për paqen. Bindini të gjithë, të gjithë liderët e kombeve, gjithkënd se paqja është e mundur. Për sa kohë që ky konflikt i armatosur vazhdon, asnjë problem nuk do të zgjidhet. Do të jetë krejt e kundërta". Frati beson se "duhet  bindje që kjo luftë të përfundojë me të gjitha kushtet, të cilat i interesojnë popullit, kësaj pjese të popullit palestinez, por edhe me të mirën e të gjithëve, palestinezëve dhe izraelitëve. Lutuni dhe punoni për paqen dhe drejtësinë. Kjo luftë duhet të ndalet sa më shpejt. Këtu jetojnë më shumë se dy milionë njerëz!".

"Jemi të ngujuar në kafaz"

Atë Romanelli shpjegon se bashkësia e krishterë, "falë Zotit dhe ndihmës së vazhdueshme të Patriarkanës Latine të Jeruzalemit", ndjehet mirë, pavarësisht nga kuptimi i këtyre fjalëve, në rrethana si këto. "Së bashku me 500 refugjatët dhe fqinjët tanë myslimanë në lagjen Zeitun, tani për tani po ecim mirë, edhe pse gjithçka ka nisur të mbarojë. Në lagjet e tjera mungon gjithçka: ushqimi e uji sidomos; kriza ndjehej edhe para luftës, lëre më tani, pas një viti e gjysmë kaluar në mes të vringëllimit të armëve vdekjeprurëse! Emergjenca për ushqim, ujë dhe ilaçe është jashtëzakonisht urgjente në të gjithë Rripin" -  kujton Atë Gabrieli - që vijon ta përshkruajë pamjen e territoreve spektrale në mes të rrënimit ku ndodhet e ku përpiqet të mos dështojë të ofrojë ndihmë: "Gaza është  bërë burg, është bërë kafaz, kafaz i madh. Ne u bëjmë mirë njerëzve sa të jetë e mundur: qindra refugjatëve, mijëra familjeve të civilëve myslimanë që i kemi rreth nesh. I ndihmojmë njëlloj të gjithë, të krishterë  e jo të krishterët!

"Shpresojmë në ata që e duan vërtet paqen"

Po jetojmë Kreshmë të vërteta, një Kryq i rëndë peshon mbi supet e popullatës së Gazës, që përpiqet të mos dorëzohet plotësisht. "Po, por ne mbështetemi në ndihmën e Zotit e të njerëzve vullnetmirë, që e dëshirojnë vërtet paqen".

Përsërisim thirrjen: të lutemi për paqen! Të punojmë për paqe dhe drejtësi! T’i bindim të gjithë se kjo luftë duhet të përfundojë. Hapi i parë është i nevojshëm. E pastaj t’u ngjallim shpresën se mund të vazhdojnë të jetojnë në Rripin e Gazës pa i braktisur kurrë këto vise të lara me gjak, por edhe të lavdishme - thekson famullitari, i cili kujton dhimbshëm se askush nuk e di më sa njerëz kanë mbetur në Rrip.

“Flitet për 2 milion e 300 mijë njerëz; në qytetin e Gazës para luftës ishim 1 milion e 100 mijë në veri, por gjatë luftës mbetëm 400 mijë, e, kur nisi armëpushimi, të paktën 300 mijë njerëz shkuan nga Jugu në Veri. Ndërsa tani nuk e dimë sa...”.

Njerëzit nuk mund të lëvizin, si të ishin sende

Hamendjes se Gaza do të mund të shndërrohet në plazh turistik, duke e larguar popullsinë vendase, ndonëse të rraskapitur, Atë Romanelli i jep një përgjigje lapidare: "Duhet të respektojmë të drejtat e çdo njeriu, pavarësisht nga shtetësia, feja, gjendja. Popullsia palestineze e kësaj pjese të Tokës së Shenjtë përbëhet nga 2 milion e 30 mijë vetë. Të gjithë njerëz! Me të njëtat të drejta njerëzore! U njihet botërisht e drejta për të pasur tokën e vet, sepse nuk janë sende, nuk mund t’i lëvizësh dhe t'ua shkelësh të drejtat e tyre! Para së gjithash, të drejtën për të jetuar! E pastaj, për të qëndruar në tokën e tyre. E akoma bindjen se paqja e vërtetë duhet të ndërtohet mbi drejtësinë - jo mbi padrejtësinë.

09 prill 2025, 10:45