杏MAP导航

K?rko

Trupat qeveritare t? Damaskut n? Latakia, nj? nga qytetet ku u zhvilluan p?rleshjet dit?t e fundit (ANSA) Trupat qeveritare t? Damaskut n? Latakia, nj? nga qytetet ku u zhvilluan p?rleshjet dit?t e fundit (ANSA)

Siria, ipeshkvi Jallouf: nuk ?sht? nj? luft? e re civile

Vikari Apostolik i Halepit flet p?r ndeshjeve t? dit?ve t? fundit midis "forcave qeveritare" aktuale dhe alavit?ve, kryesisht ish-mb?shtet?s t? Asadit, n? zonat bregdetare t? vendit t? Lindjes s? Mesme: kur ka nj? ndryshim n? krye "aq i papritur q? k?rkon koh? p?r stabilizim politik, social dhe ushtarak". Mbi 1.300 njer?z, p?rfshir? gra dhe f?mij?, thuhet se kan? vdekur si pasoj? e dhun?s.

R.SH. / Vatikan

Çfarë po ndodh në Siri? A po e shtyjnë vendin përsëri në luftë civile përplasjet e armatosura të ditëve të fundit? A po i tradhton regjimi i ri i Ahmed al-Sharaa premtimet e tij për ribashkim kombëtar dhe tolerancë ndaj pakicave? Mediat e Vatikanit pyetën ipeshkvin Hanna Jallouf, Vikar Apostolik i Halepit dhe udhëheqës shpirtëror i katolikëve latinë të Sirisë. "Nga informacioni që ne jemi në gjendje të mbledhim nëpërmjet besimtarëve tanë dhe nga versioni zyrtar i autoriteteve qeveritare - shpjegon imzot Jallouf- duket se milicët që i qëndruan besnikë presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad tentuan një kryengritje të armatosur që synonte përmbysjen e regjimit aktual, një nismë që më pas u shtyp ashpër nga forcat pro-qeveritare.

Nga një rindërtim fillestar duket se iniciativa ishte planifikuar ditët e mëparshme në një takim mes ish-zyrtarëve alavitë të qeverisë së Asadit, degës siriane të Hezbollahut dhe milicive shiite pro-iraniane. Teatri i këtyre përleshjeve ishte megjithatë i kufizuar në brezin bregdetar të Mesdheut, duke filluar nga Jableh dhe duke u shtrirë përgjatë provincës së Latakisë, deri në skajin e brendshëm të qytetit të Homsit.

Gjatë sulmit të parë, rreth njëzet ushtarë të qeverisë së re thuhet se u vranë dhe po aq në një sulm të dytë në një postbllok të drejtuar nga forcat qeveritare. Kjo më pas çoi në një reagim shumë të ashpër nga forcat qeveritare që rezultoi në qindra të vdekur. Fatkeqësisht, e kuptoj që u vranë edhe disa të krishterë; por rastësisht, jo si të krishterë”.

Në pyetjen a është kjo një shenjë e rikthimit, pas vetëm tre muajsh, të luftës civile në Siri, Vikari Apostolik i Halepit në Siri imzot Jallouf, thotë se “do të isha i prirur të thosha jo. Për disa arsye. Së pari duhet theksuar se bëhet fjalë për episode shumë të lokalizuara, të cilat ende nuk janë përhapur në të gjithë Sirinë. Këtu në Halep, por edhe në Damask, situata është krejtësisht e qetë. Së dyti, duhet marrë parasysh se kur ndodh një ndryshim i papritur i regjimit si ai i 8 dhjetorit të fundit - dhe në një vend të shkatërruar e të ndarë nga vitet e luftës civile - nevojitet një periudhë kohe që situata politike, sociale dhe ushtarake të stabilizohet, e cila mund të jetë mjaft e gjatë, gjatë së cilës mund të shfaqen edhe tensione të forta. Pastaj, janë edhe interesat personale ose ato të klaneve të komprometuara që kërkojnë hakmarrje që hyjnë gjithashtu në lojë. Së treti, duhet të kemi parasysh se kur flasim për “forcat qeveritare” në Siri nuk po flasim për një ushtri të strukturuar (e mëparshme e shkrirë si bora në diell), por për grupe të armatosura të drejtuara nga Hayat Tahir al Sham. Duke mos iu përgjigjur një komande të vetme, ka mundësi që disa nga këto grupe të veprojnë me dhunë të tepruar kundër kryengritësve.

 

10 mars 2025, 18:45