杏MAP导航

K?rko

Hir?sia e tij Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiran?s, Durr?sit e gjith? Shqip?ris? dhe Primat i Kish?s Orthodhokse Autoqefale t? Shqip?ris?

Kryetari i Konferenc?s Ipeshkvore Katolike t? Shqip?ris?, Imzot Meta: bashk?punim dhe harmoni p?r t? Ardhmen. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip?ris? ka nj? Barit t? ri, dhe bashk? me t?, vendi yn? ka fituar nj? bashk?udh?tar tjet?r n? rrug?n e dialogut ekumenik dhe nd?rfetar". K?shtu Konferenca Ipeshkvore e Kish?s katolike n? Shqip?ri e p?rsh?ndet lajmin e zgjedhjes s? Hir?sis? s? Tij, Mitropolitit t? Kor??s Imzot Joani, si Kryepiskop i ri i Tiran?s, Durr?sit dhe gjith? Shqip?ris?

R.SH. / Vatikan

"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Barit të ri, dhe bashkë me të, vendi ynë ka fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ekumenik dhe ndërfetar". Kështu shkruan portali i Konferencës Ipeshkvore të Kishës katolike në Shqipëri duke përshëndetur lajmin e zgjedhjes së Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës Imzot Joani, si Kryepiskop i ri  i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me një frymë vëllazërore, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Hirësia e Tij Imzot Gjergj Meta, i ka drejtuar një mesazh urimi Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan Pelushi, duke e përgëzuar për këtë shërbesë të re dhe duke i shprehur mbështetjen e Kishës Katolike në Shqipëri.

Në vijim, letra e plotë e Presidentit të Konferencës Ipeshkvore për Kryepiskopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Fortlumturia Juaj,

I dashur vëlla Joan,

Me gëzim të madh mora lajmin e zgjedhjes Tuaj nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Gëzohem bashkë me Ju Fortlumturi e me të gjithë besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë e Ju bëj urimet më të sinqerta e vëllazërore, në emër të të gjithë ipeshkvinjve katolikë të Shqipërisë dhe të besimtarëve katolikë. I denjë!

Fortlumturi e nderuar, janë ende të freskëta në secilin prej nesh ditët që shoqëruam me lutje, në sëmundje dhe në momentin e fjetjes me Zotin, Fortlumturinë e Tij, Anastasi. Figura e tij është dhe mbetet një gurthemeli, jo vetëm për Kishën Orthodhokse, por për të gjithë kombin tonë e për bashkësitë fetare në vend.

Tani Kisha Orthodhokse ka një Barit të ri e ne të gjithë kemi fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ekumenik e të atij ndërfetar në vendin tonë. E lusim Shpirtin e Hyjit që të qëndrojë gjithmonë mbi Ju e të jeni një Bari i mirë dhe i shenjtë për besimtarët orthodhoksë e një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë tonë.

Ne ju shoqërojmë e ofrojmë bashkëpunimin dhe afërsinë tonë si Kishë Katolike për Ju dhe për të gjithë komunitetin tuaj. Po ashtu presim me padurim që të vazhdojmë së bashku punën në rrugën e dialogut dhe të harmonisë midis besimeve fetare në Shqipëri.

Zoti ju bekoftë dhe Hyjlindësja ju mbrojttë!

Vëllazërisht në Krishtin

+ Gjergj Meta
Ipeshkëv i Rrëshenit
President i Konferencës Ipeshkvore

17 mars 2025, 11:46