杏MAP导航

K?rko

Nj? burr? nigerian (AFP ose licencues) Nj? burr? nigerian (AFP ose licencues)

Nigeri: vritet seminaristi i rr?mbyer m? 3 mars, nd?rsa lirohet prifti i rr?mbye me t?

Nga nj? deklarat? nga Dioqeza e Auchit, vjen lajmi tragjik p?r vdekjen e Andrew Peter, nj? seminarist nj?zet e nj? vje?ar i vrar? nga rr?mbyesit e tij, pasi u mor me forc? nga njer?z t? armatosur n? shtetin Edo, n? jug t? vendit afrikan. I riu u rr?mbye s? bashku me At? Philip Ekweli, i cili u lirua m? 13 mars.

R.SH. / Vatikan

Dhimbje e thellë në Nigeri për lajmin e vdekjes së Andrew Peter,  seminaristit njëzet e një vjeçar vrarë nga rrëmbyesit e tij, pasi u mor me forcë nga njerëz të armatosur në shtetin Edo, në jug të vendit afrikan, më 3 mars. I riu u rrëmbye së bashku me Atë Philip Ekwelin, i cili u lirua më 13 mars. Lajmi i hidhur lexohet në një komunikatë e dioqezës së Auchit për mediat, transmetuar nga agjencia e lajmeve Fides.

Sulmi në Kishën e Shën Pjetrit

Meshtari dhe seminaristi u rrëmbyen gjatë një sulmi në Kishën katolike të Shën Pjetrit në Iviukhua-Agenebode, Etsako East County. Të dy u çuan në pyjet aty pranë. Dioqeza, duke falënderuar "për lutjet dhe mbështetjen morale", u bën thirrje autoriteteve dhe forcave të sigurisë që të mbrojnë bashkësitë lokale nga rrëmbimet e vazhdueshme në shtetin Edo, "shndërruar në strehë të sigurt për rrëmbyesit, të cilët mund të veprojnë pa u ndëshkuar, ndërkohë që popullsia ndihet e pafuqishme dhe e braktisur".

Njerëzit janë në rrezik "në rrugë, në fermat e tyre dhe madje edhe në shtëpitë e tyre" - pohon dioqeza në një deklaratë, duke kërkuar masa të mëtejshme "për të shpëtuar të rrëmbyerit", “e jo duke e lënë gjithë përpjekjen për shpëtimin vetëm në duart e të afërmve, miqve dhe të njohurve të të rrëmbyerit".

Fati i meshtarëve të rrëmbyer

Në komunikatë kujtohet edhe se si në dhjetë vitet e fundit, gjashtë nga priftërinjtë e dioqezës "u rrëmbyen, u torturuan dhe pastaj u liruan. Tre u sulmuan, por arritën të shpëtojnë", ndërsa një, Atë Christopher Odia, "u vra brutalisht". "Tani u vra edhe seminaristi Andrew Peter". Lutja e fundit është “për të gjithë ata që u vranë nga rrëmbyesit, që të pushojnë në paqe me mëshirën e Zotit".

Pasiguri në pjesë të ndryshme të vendit

Fondacioni Papnor 'Ndihmë për Kishën që Vuan' (ACS), në një deklaratë nga seksioni i tij italian, kujton se si ndodhi vrasja e të riut Andrew Peter disa ditë pas vrasjes, të mërkurën e përhime, të Atë Sylvester Okechukwu, i dioqezës së Kafanchan, në shtetin veri-qendror të Kaduna-s. Ai qe rrëmbyer një ditë më parë.

Nigeria, thekson fondacioni papnor 'Ndihmë për Kishën që Vuan' (ACS), vuan nga pasiguria e rëndë në shumë rajone. Rrëmbimet janë të shpeshta, veçanërisht nga bandat kriminale që kërkojnë para, në një kontekst paqëndrueshmërie shkaktuar nga grupet ekstremiste, si Boko Haram dhe Iswap, degë e Afrikës Perëndimore e të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), ku nuk mungojnë as sulmet e shumta nga barinjtë nomadë, në dëm të fermerëve.

17 mars 2025, 16:02