Nigeri, nj? meshtar u vra "mizorisht" t? M?rkur?n e P?rhime
R.SH. / Vatikani
Vrarë të mërkurën e Përhime, disa orë pas rrëmbimit. At Sylvester Okechukwu, famullitar i Kishës së St. Mary Tachira, në zonën Kaura, Shteti Kaduna, u vra "mizorisht" nga rrëmbyesit e tij "në orët e para të 5 marsit": vetëm një natë më parë ai ishte rrëmbyer nga rezidenca e tij në Tachira. Njoftimi u dha nga dioqeza e Kafanchanit, marrë nga agjencia e lajmeve Fides.
At Sylvester në shërbim të paqes
"Mbetet për t'u vërtetuar pse u vra", thuhet në njoftimin që kujton se si At Sylvester, i shuguruar meshtar në 2021, ishte "një shërbëtor i përkushtuar i Zotit, i cili punoi me vetëmohim në vreshtin e Zotit, duke përhapur mesazhin e paqes, dashurisë dhe shpresës": një prift "i cili i dha jetën në shërbim të Zotit dhe njerëzimit", duke lënë një "boshllëk të pashlyeshëm". Prandaj, dioqeza i fton të rinjtë dhe anëtarët e komunitetit që "të qëndrojnë të qetë dhe të vendosur në lutje".
Rrëmbime edhe në shtetet Edo dhe Yola
Rrëmbimi i meshtarit erdhi vetëm dy ditë pasi një tjetër prift dhe një seminarist u rrëmbyen me forcë nga një grup burrash të armatosur në shtetin Edo të Nigerisë. Të dielën e kaluar, në fakt, në një sulm dramatik, At Philip Ekeli dhe seminaristi Peter Andrew u rrëmbyen nga Kisha e Shën Pjetrit në komunitetin Iviukwa. Në sulm, një nga rrëmbyesit u vra nga personeli i sigurisë në vendin e kultit katolik gjatë një përleshjeje me zjarr. Forcat e sigurisë po punojnë ende për të shpëtuar të rrëmbyerit dhe për të kapur kriminelët.
Në një deklaratë, fondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan (ACS) kujton se vrasja e At Sylvester dhe rrëmbimi i At Ekeli dhe seminaristit Andrew ndodhi në një kohë kur dy meshtarë të tjerë nigerianë janë ende të zhdukur, pasi u rrëmbyen më 22 shkurtin e klauar në dioqezën e Yola. Në vitin 2024, ondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan (ACS) raporton, në një klimë pasigurie të përhapur, 13 priftërinj ishin rrëmbyer në vendin afrikan, të gjithë më vonë u liruan dhe një ishte vrarë.