杏MAP导航

K?rko

Kryeppeshkvi Pezzi dhe grupi i besimtar?ve rus? n?n statuj?n e Gjon Palit II n? Gemelli n? lutje p?r Pap?n Fran?esku Kryeppeshkvi Pezzi dhe grupi i besimtar?ve rus? n?n statuj?n e Gjon Palit II n? Gemelli n? lutje p?r Pap?n Fran?esku

Nga Rusia n? Gemelli p?r t'u lutur p?r Pap?n: bashkohemi me t? dhe thirrjet e tij p?r paqe

Nj? grup prej 85 besimtar?sh rus?, t? ardhur nga Moska dhe qytete t? tjera, jan? n? Rom? gjat? gjith? jav?s p?r nj? shtegtim jubilar t? planifikuar prej koh?sh. Sot ata duhej t? takonin Fran?eskun, por duke mos mundur p?r shkak t? shtrimit t? tij n? spital, vendos?n t? shkonin n? k?mb? n? Poliklinik?n Gemelli dhe t? recitonin Rruzaren p?r sh?rimin e tij. Ipeshkvi Dubinin: “Ne donim t? forconim lidhjen shpirt?rore me Atin e Shenjt?. Ai ?sht? nj? Pap? i madh”

R.SH. – Vatikan

Janë 85 vetë dhe vijnë nga Moska por edhe nga famullitë e Shën Petersburgut, Kaliningradit, Vladimirit dhe qyteteve tjera të Rusisë veriore. Ata kishin kohë që po planifikonin, ndonëse mes “vështirësive” të ndryshme, një shtegtim jubilar kryedioqezan në Romë, në mes të të cilit sot, më 12 mars, ishte programuar një audiencë me Papën Françesku. Takimi u anulua padyshim për shkak të shtrimit të Papës në Poliklinikën Gemelli, por grupi i besimtarëve rusë, i udhëhequr nga Imzot Paolo Pezzi, Kryeipeshkëv i Dioqezës së Nënës së Zotit në Moskë, deshi të ishte pranë Papës duke ecur nga stacioni i metrosë Cornelia deri në Gomelli, në Romë, (mbi 4 km) për tu lutur për shërimin e Papës Bergoglio nën statujën e Shën Gjon Palit II në poliklinën romake. "Françesku është një Papë i madh", thotë Nikolaj Gennad'evi? Dubinin, ipeshkëv katolik rus i Urdhrit të Fretërve Minor Konventual, ndihmës i dioqezës Nëna e Zotit në Moskë që nga viti 2020.

Këmbë nga Metro Cornelia në Gemelli për t'u lutur për Papën

Është edhe imzot Dubinin këtyre ditëve në Romë, së bashku me Kryeipeshkvin e Moskës imzot Pezzi, për të shoqëruar grupin e përbërë nga rreth dhjetë meshtarë, dy motra rregulltare dhe disa besimtarë laikë. “Një grup i larmishëm, kryesisht rusë, por edhe polakë, bjellorusë, gjermanë, armenë. Nuk është e lehtë të organizosh një shtegtim për qytetarët rusë në këtë kohë. Prandaj jemi shumë mirënjohës sepse njerëz dhe organizata të ndryshme na kanë ndihmuar për të përjetuar Jubileun e Shpresës”.

Programi i këtij shtegtimi, nga data 10 deri më 15 mars, përfshin gjithashtue dhe kalimin e Derës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, lutjen e një Udhe Kryqi në kopshtet e Vatikanit dhe një vizitë në Bazilikat e tjera papnore në Romë.

Dje, pra, qe një moment i dedikuar tërësisht Papa Françeskut. Për rreth një orë, nën monumentin e madh të Wojtilës, në Gemelli, i cili ditët e fundit është kthyer në simbol të kohës së shtrimit të Papës, grupi recitoi lutjen e Rruzares shenjte në rusisht dhe litanitë e Zojën Mari në latinisht. "Pastaj në lutje na u bashkuan edhe njerëz të tjerë".

Afërsia shpirtërore

“Ne kishim planifikuar takimin me Atin e Shenjtë, e dimë se edhe Papa ishte shumë i interesuar për të”, shpjegon imzot Dubinin. “E kuptuam që nuk mund ta shihnim fizikisht, megjithatë u përpoqëm ta takonim shpirtërisht, të intensifikonim lidhjet tona shpirtërore me tPapën. Çdo shtegtar e ka përjetuar fort këtë moment, takimi me Papën ishte shumë i pritur, por ne ndjemë një afërsi të madhe me të”.

Një Papë – Françesku – që është shumë i dashur, thotë ipeshkvi imzot Dubinin, mes besimtarëve rusë: «Ka një lidhje të fortë, ne e dimë se ai lutet për Kishën tonë. Ne i jemi mirënjohës dhe përpiqemi të jetojmë në unitet. Kujtojmë edhe takimin online me të rinjtë tanë dhe disa momente tjera ku ai shprehu vuajtjet e tij, të gjitha ungjillore, për një paqe që nuk ekziston”.

Lutja për paqe

Vetë paqja, përtej urimit për një shërim të shpejtë të Papa Françeskut, është tema kryesore e këtij udhëtimi në Romë të besimtarëve nga Rusia: “E ruajmë në zemrat tona, sepse paqja është ajo që dëshiron Zoti dhe mungesa e paqes është një vuajtje e madhe për të gjithë”, thekson ipeshkvi ndihmës i Moskës imzot Dubinin. “Ne vuajmë nga përçarjet, urrejtja, nga këto situata konflikti”. “Le t’i lutemi Zotit që të na japë atë paqe që ne nuk jemi në gjendje ta ndërtojmë vetë”, përfundon ipeshkvi, i cili dëshiron të bëjë një sqarim: “Nuk është e drejtë të thuhet se bota do luftë… Është një pjesë e botës që e dëshiron dhe që pretendon se është ‘e gjithë’ bota. Paqja është dhuratë nga Zoti dhe ata që besojnë nuk duan gjë tjetër veç paqes”.

12 mars 2025, 16:55