杏MAP导航

K?rko

duart n? lutje duart n? lutje

Lutja ?sht? pasqyrim i dashuris?, q? ndjejm? p?r Zotin

Kur njeriu d?shiron t? lutet, gj?ja e par? q? duhet t? b?j? ?sht? t? d?gjoj? Fjal?n e Zotit, sepse lutja mbi t? gjitha ?sht? dialog me Zotin. Lutja ?sht? pasqyrim i dashuris?, q? ndjejm? p?r Zotin, p?r t? tjer?t dhe p?r bot?n e krijuar. T? lasht?t thoshin se t? lutesh do t? thot? t? marr?sh frym?, t? marr?sh frym?n e Zotit.

R.SH. / Vatikan

Lutja është frymëmarrja e fesë, është shprehja e saj më e përshtatshme. Si një britmë, që del nga zemra e atyre që besojnë dhe e lëshojnë veten në dorë të Zotit. Lutja e vërtetë është motori i botës, sepse i mban dyert të hapura për Zotin. Për këtë arsye, pa lutje nuk ka shpresë, por vetëm iluzion. Lutja është kaq e rëndësishme, lutja e përditshme, lutja private, lutja në heshtjen e në qetësinë e zemrës. 

“Lutja është pasqyrim  i dashurisë, që ndjejmë për Zotin, për të tjerët dhe për botën e krijuar”, pati pohuar Papa Françesku gjatë lutjet mbrëmësore, kremtuar më 17 korrik 2015, në Kishën Katedrale në Asunción, në Paraguai. “Secili nga ne, në lutjen tonë, duhet të bëhet sa më i ngjashëm me Jezusin – theksoi Papa - duke kujtuar se lutja liturgjike, shndërrohet në shprehje të mbarë Kishës, nuses së Krishtit, që përpiqet të bëhet një me Zotin e vet”.

"Në lutjen tonë, kujtoi Papa Bergoglio, duam të bëhemi sa më të ngjashëm me Jezusin. Kisha na mëson lutjen e gjallë, në të cilën ndjehet fort gjithçka jetojmë në jetën e përditshme; lutje, që nuk është tjetërsuese e as vetëm dekorative, sepse, siç na kujtojnë Pslamet, jemi në duart e Zotit. I krishteri në lutje e ndjen me forcë praninë e Krishtit. Të lashtët thoshin se të lutesh do të thotë të marrësh frymë, të marrësh frymën e Zotit".

31 mars 2025, 16:04