杏MAP导航

K?rko

Koncili i Nikes? Koncili i Nikes?

?el?si i fjal?ve t? Kish?s: thirrje p?r shpres?

“Jubileu - shkruan Papa Fran?esku n? Bul?n p?r shpalljen e Vitit Shenjt 2025 - na kujton se t? mirat e Tok?s nuk jan? t? caktuara p?r pak njer?z t? privilegjuar, por p?r t? gjith?”. Pik?risht p?r t? gjith?, Ati i Shenjt? b?n nj? s?r? thirrjesh, duke k?rkuar gj?ra q?, po t? realizoheshin me t? v?rtet?, do t’i jepnin shpres? njer?zimit, sidomos n? zonat e st?rmunduara nga lufta

R.SH. – Vatikan

Është e nevojshme – shkruan Ati i Shenjtë në kreun e 16-të të Bulës së shpalljes së Vitit Jubilar të Shpresës - që ata, të cilët kanë pasuri të jenë bujarë, duke i njohur fytyrat e vëllezërve në nevojë. Mendoj veçanërisht për ata njerëz, të cilëve u mungon uji dhe ushqimi: uria është një plagë skandaloze në trupin e njerëzimit dhe i fton të gjithë ta shkundin ndërgjegjen. Përsëris thirrjen – vijon Papa - që «me paratë e përdorura për armë dhe për shpenzime të tjera ushtarake të krijojmë një Fond botëror për të eliminuar më në fund urinë dhe për të zhvilluar vendet më të varfra, në mënyrë që banorët e tyre të mos mendojnë për zgjidhje të dhunshme a mashtruese dhe të mos jenë të detyruar t’i braktisin vendet e tyre për të kërkuar një jetë me më tepër dinjitet».

Dua të bëj – shpreh Françesku një dëshirë të tij - një tjetër ftesë të fuqishme në kuadër të Vitit Jubilar: u drejtohet kombeve më të pasura, që ta kuptojnë peshën e shumë vendimeve të marra prej tyre e të vendosin që t’i falin borxhet e vendeve, të cilat nuk mund t’i shlyejnë kurrë. Më parë se çështje zemërgjerësie, kjo është çështje drejtësie, e rënduar sot nga një formë e re pabarazie, për të cilën jemi vetëdijësuar: «Njëmend, ekziston një “borxh ekologjik” i mirëfilltë, veçanërisht midis Veriut dhe Jugut, që lidhet me çekuilibrimet tregtare me pasoja në planin ekologjik, si edhe me përdorimin joproporcional të burimeve natyrore, realizuar historikisht nga disa vende». Siç na mësojnë Shkrimet Shenjte, toka i përket Hyjit dhe ne të gjithë e banojmë si «të ardhur e pendarë» (Lev 25,23). Nëse vërtet duam të përgatisim rrugën për paqe në botë, të angazhohemi për të ndrequr shkaqet e hershme të padrejtësive, t’i shlyejmë borxhet e padrejta dhe të papaguara, të ushqejmë të uriturit.

Gjatë Jubileut të ardhshëm do të kujtojmë një përvjetor shumë të rëndësishëm për gjithë të krishterët. Njëmend, do të mbushen 1700 vjet nga kremtimi i Koncilit të parë Ekumenik, atij të Nikesë. Është mirë të kujtojmë se, që nga kohërat apostolike, barinjtë e Kishës takoheshin në raste të ndryshme në kuvende për të trajtuar tematika doktrinore dhe çështje disiplinore. Në shekujt e parë të fesë, sinodet u shumuan si në Lindje ashtu edhe në Perëndimin e krishterë, duke treguar sa e rëndësishme ishte ruajtja e unitetit të Popullit të Zotit dhe kumtimi besnik i Ungjillit. Viti jubilar mund të jetë rast i rëndësishëm për ta konkretizuar këtë formë sinodale, të cilën bashkësia e krishterë e sheh sot si një shprehje gjithnjë e më të nevojshme për t’iu përgjigjur më mirë urgjencës së ungjillëzimit: të gjithë të pagëzuarit, secili me karizmën dhe shërbesën përkatëse, si bashkëpërgjegjës në mënyrë që shenjat e shumta të shpresës të dëshmojnë praninë e Hyjit në botë.

Koncili kishtar i Nikesë pati për detyrë të ruante unitetin, i kërcënuar seriozisht nga mohimi i hyjnisë së Jezu Krishtit dhe i barazisë së tij me Atin. Ishin të pranishëm rreth treqind ipeshkvij, të cilët u mblodhën në pallatin perandorak, të thirrur nga perandori Konstandin, më 20 maj 325. Pas debateve të ndryshme, të gjithë, me hirin e Shpirtit Shenjt, ranë dakord për Simbolin e fesë, që e shpallim sot e kësaj dite në kremtimin eukaristik të së dielës. Etërit e Koncilit deshën ta fillonin atë Simbol duke përdorur, për herë të parë, shprehjen “Ne besojmë”, si dëshmi se në atë “Ne” të gjitha Kishat gjendeshin të bashkuara dhe të gjithë të krishterët pohonin të njëjtën fe.

Koncili i Nikesë është gur kilometrik në historinë e Kishës. Kujtimi i përvjetorit të tij i fton të krishterët të bashkohen në lavd dhe falënderim për Trininë Shenjte dhe, në veçanti, për Jezu Krishtin, Birin e Hyjit, «i njëgjëjtë me Atin», i cili na e zbuloi këtë mister dashurie. Por Nikea përfaqëson edhe një ftesë për të gjitha Kishat dhe bashkësitë kishtare që të vazhdojnë në rrugën drejt unitetit të dukshëm, që të mos lodhen së kërkuari forma të përshtatshme në përkim të plotë me lutjen e Jezusit: «që të gjithë të jenë një. Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne, që ta kuptojë bota se ti më dërgove» (Gjn 17,21).

Në Koncilin e Nikesë u diskutua edhe për datën e Pashkëve. Në këtë drejtim, ende sot, ekzistojnë qëndrime të ndryshme, të cilat pengojnë kremtimin e ngjarjes themeltare të fesë në të njëjtën ditë. Për hir të Provanisë Hyjnore, kjo do të ndodhë pikërisht në vitin 2025. Qoftë kjo, thirrje për të gjithë të krishterët e Lindjes e të Perëndimit për të bërë një hap vendimtar drejt bashkimit rreth një date të përbashkët për Pashkët. Shumë njerëz, ia vlen ta kujtojmë, nuk kanë më njohuri për diatribat e së kaluarës dhe nuk e kuptojnë se si mund të ekzistojnë ndarje në këtë drejtim.

27 mars 2025, 09:26