杏MAP导航

K?rko

Jezuiti At Andriy Zelinskyy Jezuiti At Andriy Zelinskyy

Ukraina, kapelani ushtarak: ?ojm? Zotin n? terrin e luft?s

Jezuiti at? Andriy Zelinskyy i Kuries Patriarkale t? Kish?s Greko-Katolike, n? Rom? p?r Jubileun e Forcave t? Armatosura, pohon: ndjenja e njer?zimit sot sulmohet, nj?her?sh me t? v?rtet?n, drejt?sin? dhe bukurin?. T? gjith? duhet t? kujdesemi p?r k?t? plag?.

R.SH. / Vatikan

“Të qëndrojmë përkrah ushtarakëve, për ta bërë Zotin të pranishëm mes nesh, mes errësirës së luftës”. Kështu u shpreh për mediat e Vatikanit Atë Andriy Zelinskyy, jezuit dhe nënkryetar i Departamentit të Kapelanisë Ushtarake në Kurien Patriarkale të Kishës Greko-Katolike të Ukrainës. Këto ditë në Romë, mori pjesë në takimin e ordinarëve ushtarakë dhe krerëve të kapelanateve ushtarake organizuar nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE), zhvilluar nga data 6 deri më 8 shkurt dhe më pas mori pjesë në ngjarjet e Jubileut të Forcave të Armatosura, Policisë dhe Sigurisë, dje dhe sot, 9 shkurt. “Për të mos humbur shpresën në errësirën e botës së sotme, duhet të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit” - pohon ai – e duke marrë pjesë në Jubile, “t’i mbajmë sytë ngulur tek Kryqi dhe të mos e harrojmë ringjalljen”.

Atë Andriy, cila është detyra e një kapelani ushtarak dhe si ndryshon misioni i tij për shkak të luftës?

Mendoj se gjëja më e rëndësishme në shërbim të një kapelani ushtarak është kujdesi për shpirtin, që do të thotë kujdesi për humanizmin e atyre që po u shërbejmë. T'i shërbesh njerëzimit do të thotë t'i shërbesh hyjnores tek njeriu, sepse ne jemi shëmbëlltyra e Zotit, jemi Zoti i pranishëm në Krijim. Prandaj do të thotë të qëndrosh pranë, të qëndrosh në krah të njeriut, ta bësh Zotin të pranishëm mes nesh, në mes të errësirës së luftës.

Pra, puna e kapelanëve është t’i ndihmojë ushtarakët të mbeten njerëzorë, t'i ndihmojë ta ruajnë humanitetin. Por çfarë do të thotë "njerëzim"? A mendoni se ka nevojë për ta shpjeguar kuptimin e kësaj fjale sot?

 Mendoj se ka nevojë, sepse sot jetojmë në një botë ku vetë njerëzimi është plagosur nga lufta, nga mizoritë, nga gjithçka që po jetojmë qartësisht në Ukrainë, por jo vetëm: e jona është një botë e plagosur nga lufta. Është shumë e rëndësishme të mendojmë çfarë nënkuptohet me "njerëzimin", në mënyrë që të mos jepen interpretime të ndryshme. Unë besoj se kur flasim për njeriun, nënkuptojmë "Zotin e pranishëm në botën e krijimit". Në traditën teologjike të kishës katolike, në traditën e krishterë, kjo natyrë hyjnore ka karakteristika universale: Zoti është e vërteta, Zoti është mirësi absolute, Zoti është drejtësi, Zoti është bukuri. Gjëja më e rëndësishme për ne, si njerëz që ecim nëpër errësirën e luftës, është të mos harrojmë se brenda gjithë kësaj duhet të sodisim bukurinë, që nuk mungon. Bukurinë e zemrës njerëzore gati për të shërbyer, gati për të ndarë. Gjë që e shohim  kur u shërbejmë ushtarakëve ukrainas dhe civilëve! Ka aq shumë, aq shumë bukuri në zemrën e njeriut dhe ky është burimi i fitores, sepse vetëm dashuria mund të fitojë. Të jesh njeri është dhuratë dhe kërkon që ne të përpiqemi t'i ngjajmë sa më shumë të pranishmit hyjnor në zemrën tonë, në shpirtin njerëzor. Për mua karakteristikat që na tregojnë rrugën janë katër: kërkimi i së vërtetës, zgjedhja e së mirës, ??mbrojtja e drejtësisë dhe soditja e së bukurës, edhe në errësirën e luftës.

Po sfidat kryesore, me të cilat përballen kapelanët në kontekstin e luftës në Ukrainë?

Të shohësh se si po shkatërrohet njerëzimi, njerëzimi i vërtetë, njerëzimi i mishëruar në një mik, në një vajzë të vogël, në një qenie njerëzore: është shumë e vështirë e bëhet edhe më e vështirë kur mendon se bota e shekullit të 21-të, bota qytetarë të së cilës jemi të gjithë, nuk dëshiron t'i shohë të gjitha këto. Ka ikje nga përgjegjësia, ngaqë duket se lufta është larg, edhe nëse është një nga luftërat më të egra që nga përfundimi i Luftës II Botërore. Në këtë kontekst jetojmë sot, duke parë se si bukuria, pastërtia, vetë njerëzimi nuk shkatërrohen vetëm nga tanket, por edhe nga dëshira e mundshme për të mos dashur të luftojmë, për të mos u përgjigjur, për të mos u kujdesur, për të mos u ndjerë përgjegjës: e kjo është një plagë edhe për njerëzimin. Pra, padyshim, për një kapelan ushtarak që është në front sfidat janë të shumta, por, për mendimin tim, kjo sfidë morale është më e thella: kur i sheh të gjitha këto dhe kupton se bota mbyll sytë për të mos parë! Edhe nëse flasim për të njëjtat gjëra: për të vërtetën, për drejtësinë dhe gjithashtu për bukurinë. Pra, njerëzimi është nën sulm sot. Dhe për këtë plagë duhet të kujdesemi të gjithë.

09 shkurt 2025, 14:31