杏MAP导航

K?rko

2022.09.10 Partecipanti al Congresso Internazionale dei Catechisti

Patriarku Bartolomeu I: Urime p?r sh?rim t? shpejt? v?llait t? dashur, Fran?eskut!

Mesazhet e af?rsis? dhe t? dashuris? vazhdojn? t? mb?rrijn? n? nivel nd?rkomb?tar p?r sh?ndetin e Pap?s, shtruar n? spitalin Poliklinik Gemelli q? nga data 14 shkurt. Kardinali Pizzaballa: “Si familje shpirt?rore, thirremi t? jemi bashk? si trup i vet?m, bashkuar n? lutje e n? k?rkim t? sh?ndetit t? Pap?s!

R.SH. - Vatikan

Këto ditë po shumëfishohen mesazhet e ngushëllimit dhe të lutjeve për shëndetin e Papës, i shtruar në Poliklinikën Gemelli të Romës që prej 14 shkurtit, me pneumoni bilaterale. Ndër të shumtat, spikat letra që flet për “vëllanë e dashur” Françeskun, të cilit i uron “shërim të plotë” dhe “kthim të shpejtë, me ndihmën e Zotit, në detyrat e tij të shenjta dhe të rëndësishme”. Firma në urimin “vëllazëror” është e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu I, si shkruhet në një shënim të publikuar në faqen e internetit të Patriarkanës.

Një familje e vetme, që lutet për Papën

Patriarku latin i Jeruzalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, u bën thirrje besimtarëve të mblidhen "si familje e vetme në fe, të bashkuar në një thirrje të vetme" për "shëndetin dhe mirëqenien" e Françeskut. “Si  familje shpirtërore, thirremi të jemi së bashku, të bashkuar në lutje” - kujton kardinali në një deklaratë, publikuar në faqen e patriarkatit. I  lutemi Zotit me gjithë shpirt gjatë Meshës, në shtëpitë tona e në heshtjen e zemrave tona - vijon Kardinali - ta mbajë Papa Françeskun me shëndet dhe forcë të përtërirë, në mënyrë që të vazhdojë misionin e tij shenjtë në udhëheqje të Kishës me urti, përvujtëri e dashuri”..

Në përfundimin e një takimi në Bolonjë, kardinali Matteo Maria Zuppi, president i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, theksoi se lajmet për shëndetin e Papës  të bëjnë të mendosh se  "është në drejtimin e duhur" drejt "shërimit të plotë, që shpresojmë - shtoi - se do të ndodhë së shpejti".

Lutje që vijnë  nga të gjitha kontinentet

Simpoziumi i Konferencave Episkopale të Afrikës dhe Madagaskarit kujtoi se i kishte ndjekur lajmet për shëndetin e Papës me "vëmendje të thellë dhe lutje të zjarrtë" dhe përsëriti "solidaritetin dhe afërsinë shpirtërore" të të gjithë besimtarëve.

Edhe në atmen e Papës kryeipeshkvi i Buenos Ajres, Jorge Ignacio Garcia Cuerva, fton për t'u lutur. “Në këtë mënyrë - shkroi ai në një letër -  shprehim dashurinë tonë për Papën Françesku dhe i lutemi Zotit t'i japë shëndet e forcë  dhe ta mbështesë në detyrën, që ia besoi”.

Nga Kanadaja vijnë lutjet për "shërimin e plotë të Atit të Shenjtë, ndërsa ai vazhdon të udhëheqë Kishën me guxim dhe bujari shpirtërore".

Ipeshkvi i Calgary, Imzot William McGrattan, si kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Kanadasë (CCCB), i ftoi të gjithë – individë, familje, lëvizje dhe famulli – në lutje. “Zoti, me ndërmjetësimin e Zojës - shkruan ipeshkvi - i dhëntë forcë, shëndet dhe energji të përtërirë në thirrjen e tij për t'i shërbyer Kishës si Pasardhës i Pjetrit dhe Vikar i Krishtit mbi tokë”.

Në Liban, Kardinali Bechara Boutros, Patriarku i Antiokisë i Maronitëve, pohon se është lutur për Papën Françesku si publikisht, ashtu edhe privatisht, që  “Zoti ta ndihmojë e ta shërojë.

Presidenca e Konferencës Ipeshkvnore Braziliane (CNBB) propozon një kohë lutjeje në ditët në vijim për "shërimin e plotë të Papës Françesku". Me rastin e festës së Katedrës së Shën Pjetrit, më 22 shkurt, kardinali Jaime Spengler, president i CNBB dhe i Këshillit Episkopal të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAM), nxit për të kërkuar në lutje shërimin e Papës. Papa Françesku – nënvizon - është bërë për ne  "dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit"

Urime për një shërim të shpejtë edhe nga mbarë bota politike

Françeskut i arrijnë urime edhe  nga prijësit politikë, si presidenti izraelit Isaac Herzog. Duke folur në Sinagogën e Romës, ai uroi shërim të shpejtë dhe të plotë, “duke kujtuar - në këtë vend të shenjtë - fjalët e tij të rëndësishme me të cilat dënoi antisemitizmin.

“I lutem të Gjithëpushtetshmit për shëndetin dhe shërimin e tij të shpejtë”- ky, mesazhi në rrjetin shoqëror X i Presidentit iranian, Masoud Pezeshkian.

21 shkurt 2025, 13:16