Nigeri, nj? prift tjet?r rr?mbehet n? veri t? kryeqytetit Abuja
R.SH. - Vatikan
Një tjetër prift, Atë Cornellus Manzak Damulak, u rrëmbye dje në Nigeri. E konfirmoi këtë Dioqeza e Shendamit, në rajonin e malësisë veriore të vendit afrikan, duke saktësuar se Atë Damulak, i cili studion në Universitetin Veritas në Abuja, u rrëmbye nga një grup me njerëz të armatosur nga banesa e tij në Zuma 2, në zonën Bwari të Territorit Federal të Kryeqytetit Abuja. Në një shënim, e njëjta dioqezë, sufragane e asaj të Josit, në shtetin Plateau të Nigerisë qendrore, u kërkon besimtarëve lutje që meshtari të lirohet së shpejti, duke ia besuar shpëtimin e tij "ndërmjetësimit amtar të Virgjërës së Bekuar dhe të gjithë shenjtorëve, që ta mbajnë të fortë e të na e kthejnë përsëri".
Dhuna e bandave të armatosura
Zona Bwari, në Nigeri, skenë e dhunës së përsëritur nga bandat kriminale dhe terroristët xhihadistë për më shumë se një dekadë, është një nga zonat më të prekura nga fenomeni i rrëmbimeve. Shumë banorë të zonës, veçanërisht fermerë, rrëmbehen dhe rrëmbyesit kërkojnë shuma të mëdha parash për lirimin e tyre. Në fund të janarit, një familje e tërë u rrëmbye nga banditët e armatosur në Chikakore, qytet në periferi të Kubwa, gjithashtu në zonën Bwari, ku ndodhet edhe Katedralja e Shenjtë e Jezusit.