杏MAP导航

K?rko

Misionar?t e Bamir?sis? n? audienc?n e p?rgjithshme m? 12 shkurt 2025 (Media e Vatikanit) Misionar?t e Bamir?sis? n? audienc?n e p?rgjithshme m? 12 shkurt 2025 (Media e Vatikanit)

Misionar?t e Bamir?sis? te Papa p?r t? kujtuar themeluesen N?n? Terez?n

Eprorja e P?rgjithshme, Motra Jozef, thekson se p?rparimi i v?rtet? i njeriut ?sht? t’ua hap? zemr?n t? tjer?ve, ashtu si? b?ri murgesha shqiptare. T? pranish?m n? Sall?n Pali VI ishin edhe p?rfaq?sues t? kursit t? par? t? menaxhimit p?r krijimin e komuniteteve t? energjis? s? rinovueshme, lindur n? Kremona, n? gjurm?t e enciklik?s Laudato si'

R.SH. / Vatikan

“Zemra e Nënë Terezës së Kalkutës vijon të rrahë fort në jetën e ne të gjithëve dhe na nxit, në këtë Jubile të shpresës, të mos dorëzohemi e të vijojmë ta ndjekim Jezusin”. Fjalët e motrës Jozeph, Eprore e Përgjithshme e Misionareve të Bamirësisë, janë plot me hare! Gëzohet për dekretin e lëshuar dje nga Dikasteri për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, në të cilin Papa Françesku e shkroi themeluesen e shenjtë në kalendarin e përgjithshëm romak.

Duke mbërritur sot paradite në Sallën Pali VI, në Vatikan, për audiencën e përgjithshme të së mërkurës, së bashku me 35 motra të tjera Misionare të Dashurisë nga pesë kontinentet, motrat rregulltare me sari bardh-e-blu, i kërkoi "Papës ta bekojë punën e motrave të saj, që i shërbejnë më të pëvuajturve, por njëkohësisht u bëri thirrje të gjithëve për t’u kthyer në rrënjët e Ungjillit e për t’u udhëhequr nga mësimet e tij".

Në një botë që ndjek vazhdimisht përparimin teknologjik, shton Eprorja e Përgjithshme, “nuk duhet të harrojmë kurrë se përparimi i vërtetë i njeriut është t'i kushtohet të tjerëve çdo ditë, e me gjithë zemër. Pikërisht me enciklikën Dilexit nos - saktëson - Papa na nxit të rizbulojmë Zemrën e Shenjtë të Jezusit, të mirëpresim dashurinë e Krishtit, dashuri që secili prej nesh duhet ta ruajë për të përvujtët, të sëmurët, të pambrojturit, siç na mësoi Nënë Tereza, që kremtohet më 5 shtator”.

12 shkurt 2025, 16:44