杏MAP导航

K?rko

N? lutje p?rpara Krishtit n? kryq N? lutje p?rpara Krishtit n? kryq

Lutja, dialog me Zotin

P?r jet?n shpirt?rore lutja ?sht? absolutisht e nevojshme. N? lutje, ndodh di?ka e ?uditshme: pal?t shk?mbehen: Zoti b?het ai q? lutet e ti, ai q? i drejtohet lutja. Zoti ta shtrin dor?n ty e t? k?rkon di?ka. E rasti m? sublim i k?tij shk?mbimi pal?sh ?sht? pik?risht lutja e Jezusit n? Gjetseman. Lutja krijon nj? bashkim t? thell? me Zotin n? drit?n e dashuris? s? tij.

R.SH. / Vatikan

Kur njeriu dëshiron të lutet, gjëja e parë që duhet të bëjë është të dëgjojë Fjalën e Zotit, sepse lutja mbi të gjitha është dialog me Zotin. Prandaj, në radhë të parë, duhet të ndiqet me vëmendje të plotë teksti i Shkrimit Shenjt - Biblës, që është Fjala e Zotit, pastaj të meditohet për të arritur në bashkim të thellë me Zotin në dritën e dashurisë së tij. Por, si mund ta dëgjojmë sot Fjalën e Zotit mes zhurmave shurdhuese të jetës së përditshme? Është e qartë se duhen bërë përpjekje për t’u përqendruar në lutje.

Njeriu nuk mund të rritet normalisht, në se nuk i lë vetes sadopak kohë për të menduar, për të reflektuar, për të medituar, përndryshe e merr me vete potera e përditshme që e bën ta humbasë jetën shpirtërore, dmth i krijon zbrazësi, ia tjetërson natyrën e tij njerëzore, duke e kthyer në një send që shkon nga të fryjë era.

Prandaj për jetën shpirtërore është absolutisht e nevojshme të distancohesh, jo për t’u shkëputur nga bota, por për të pasur një lidhje edhe më të fuqishme me botën. Nganjëherë, duke vijuar lutjen, ndodh diçka e çuditshme: palët shkëmbehen: Zoti bëhet ai që lutet e ti, ai që i drejtohet lutja. Zoti ta shtrin dorën ty e të kërkon diçka. E rasti më sublim i këtij shkëmbimi palësh është pikërisht lutja e Jezusit në Gjetseman.

Por, sa Gjetsemane të fshehura ka në botë, ndoshta nën të njëjtën çati, ku jetojmë, në portën aty pranë ose në tryezën e punës afër nesh! Ta bëjmë tonën një nga dhimbjet e botës për këto Krezhmë e t’i qëndrojmë pranë atij që vuan në korp a në shpirt! Që Jezusi të mos thotë: “Kërkova dikë që të më ngushëllonte, por më kot, nuk munda ta gjej!”.

27 shkurt 2025, 17:23