杏MAP导航

K?rko

Dom Mark Pashkja Dom Mark Pashkja

Dom Mark Pashkja: Kisha n? Shqip?ri lutet p?r Papa Fran?eskun

Besimtar? t? shumt? n? t? gjitha Kishat katolike n? Shqip?ri u mblodh?n n? unison dit?n e enjte, 27 shkurt, p?r tu lutur p?r sh?ndetin e Papa Fran?eskut. T? gjith? Ipeshkvijt? i Kish?s katolike n? Shqip?ri udh?hoq?n kremtime t? ve?anta lutjeje n? k?t? dit? t? caktuar si dit? lutjeje p?r sh?ndetin e Atit t? Shenjt?.

R.SH. / Vatikanit

Besimtarë të shumtë në të gjitha Kishat katolike në Shqipëri u mblodhën në unison, ditën e enjte, 27 shkurt, për tu lutur për shëndetin e Papa Françeskut. Të gjithë Ipeshkvijtë i Kishës katolike në Shqipëri udhëhoqën kremtime të veçanta lutjeje në këtë ditë të caktuar nga Konferenca Ipeshkvore e vendit u caktua si ditë lutjeje për shëndetin e Atit të Shenjtë. Po më hollësisht të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të Konferenca Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

dom Mark Pashkja

Besimtarë të shumtë në të gjitha Kishat në vendin tonë u mblodhën ditën e djeshme në unison për tu lutur për shëndetin e Papa Françeskut. Të gjithë Ipeshkvinjtë i Kishës katolike në vendin tonë udhëhoqën kremtime të veçanta lutjeje për këtë ditë që me miratim të Konferencës Ipeshkvnore u caktua si ditë lutjeje për shëndetin e Atit të Shenjtë.

 Në Katedralen e Rrëshenit Sh.T. Imzot Gjergj Meta, President i Kish, udhëhoqi adhurimin eukaristik dhe më pas meshën e shenjtë në prani të shumë besimtarëve vendas.

Në Shkodër në Katedralen e Shën Sthjefnit  Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit dhe njëkohsisht sekretarë i Kish, pas lutjes së rruzarës për shëndetin e Papës kremtoi edhe meshën e shenjtë duke kujtuar rëndësinë e lutjes në jetën e Kishës. Ai theksoi se është lutja ajo që mban Kishën të bashkuar dhe se sot më shumë se asnjë herë na bie detyra të lutemi për pasardhësin e Pjetrit dhe shëndetin e tij.

Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj, arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit, në prani edhe të Ngarkuarit me Punë të Vatikanit, Imzot Ionut Paul Strejac, u lutën bashkarisht për shëndetin e Papa Françeskut. Në të njëjtën mënyrë u zhvilluan lutje dhe kremtime edhe në Dioqezën e Lezhës, Sapës dhe Administraturën Apostolike të Jugut. Të gjitha bashkësitë famullitare, rregulltare dhe laike në vendin tonë, ditën e djeshme ishin në bashkim shpirtërorë me mbarë kishën universale dhe Papa Françeskun në mënyrë të veçantë.

 

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i KISH

28 shkurt 2025, 15:29