杏MAP导航

K?rko

Lufta n? Ukrain? Lufta n? Ukrain?

Imzot Yazlovetskyi: “t? mos humbasim mund?sit? p?r nj? paqe t? drejt?”

Imzot Yazlovetskyi: “Nuk e kuptojm? pse rus?t d?rgojn? drone dhe l?shojn? raketa ?do nat?. ?sht? pak sikur k?to raketa, p?rve?se shkat?rrojn? at? q? godasin, na heqin edhe shpres?n se po i afrohemi fundit t? k?saj lufte. N?se punohet p?r t? arritur nj? marr?veshje, nuk duhet t? ndodh? k?shtu. T? gjith? shpresojn? dhe luten q? kjo luft? t? p?rfundoj?. Por t? p?rfundoj? me nj? paqe t? drejt?".

R.SH. / Vatikan

“Nuk e kuptojmë pse rusët dërgojnë drone dhe lëshojnë raketa çdo natë. Është pak sikur këto raketa, përveçse shkatërrojnë atë që godasin, na heqin edhe shpresën se po i afrohemi fundit të kësaj lufte. Nëse punohet për të arritur një marrëveshje, nuk duhet të ndodhë kështu. Është ipeshkvi ndihmës i Kievit dhe president i Caritas-Spes Ukrainë, Imzot Oleksandr Yazlovetskyi që flet nga Kievi për negociatat e vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për mundësinë e hapjes së një tryeze të aftë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ipeshkvi flet pas një sulmi masiv rus që ndodhi gjatë natës së kaluar në lagjen Obolonskyy të Kievit. “Ranë copa predhash dhe shkatërruan ndërtesa. Një person ka vdekur dhe katër janë plagosur”, thotë Imzot Yazlovetskyi. Të gjithë shpresojnë dhe luten që kjo luftë të përfundojë. Por të përfundon me një paqe të drejtë. Nga njëra anë kemi shpresë por në të njëjtën kohë kemi frikë sepse duam që kjo luftë jo vetëm të përfundojë, por të përfundojë me një paqe të drejtë dhe me garancinë për t'u mbrojtur në të ardhmen.

Apeli im është gjithmonë i njëjtë. Atyre që besojnë në Zotin dhe e dinë se gjithçka varet nga Zoti, ju lutemi, lutuni për ne. Atyre që mund të ndikojnë në proceset politike në një farë mënyre dhe të njohin padrejtësitë dhe terrorin e luftës dhe të kenë vullnetin për të kërkuar paqen, dua t'u them se Zoti po na jep një shans. Por mundësitë nuk zgjasin përgjithmonë dhe mund të zbehen përpara se të mund të veprojmë dhe të ndryshojmë diçka. Duket sikur kemi arritur në një farë pike ku Zoti po na jep një shans për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të shuar këtë zjarr. Prandaj kërkoj që të mos i humbim këto mundësi dhe të impenjohemi në çdo mënyrë për ta shuar këtë zjarr së bashku.

13 shkurt 2025, 13:21