杏MAP导航

K?rko

Imzot Rrok Gjonlleshaj n? audienc? te Papa Fran?esku (foto nga arkivi) Imzot Rrok Gjonlleshaj n? audienc? te Papa Fran?esku (foto nga arkivi)

Imzot Gjonlleshaj: Shenjt?ria juaj, jemi me ju, urimet m? t? mira p?r sh?rim t? shpejt?

"Me lutje e dashuri i drejtojm? Papa Fran?eskut, urimet tona m? t? sinqerta p?r sh?rim sa m? t? shpejt? dhe rikthim t? plot? n? sh?ndet. Papa ?sht? burim frym?zimi p?r ne t? gjith?, prandaj, e lusim Zotin q? ta mb?shtes? dhe ta rikthej? sa m? par? n? detyr?n e tij t? shenjt?. I bashkojm? z?rat tan? n? nj? thirrje t? p?rulur drejtuar Hyjit: sh?roje, o Zot, sh?rb?torin t?nd besnik, jepi forc?n p?r t? vijuar misionin e Tij t? shenjt?!”. K?shtu kryeipeshkvi i Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj

R.SH. / Vatikan

"Me lutje dhe dashuri i drejtojmë Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, urimet tona më të sinqerta për shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të plotë në shëndet. Papa është  burim frymëzimi për ne të gjithë,  prandja, e lusim Zotin që ta mbështesë dhe ta rikthejë sa më parë në detyrën e tij të shenjtë. I bashkojmë zërat tanë në një thirrje të përulur drejtuar Hyjit: shëroje, o Zot, shërbëtorin tënd besnik, jepi forcën për të vijuar misionin e Tij të shenjtë!”. Kështu pohon, mes tjerash, kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, në letrën drejtuar besimtarëve të Kishës dioqezane së Tivarit, në Mal të Ti, për t'u lutur për shëndetin e Atit të Shenjtë Françesku.

Në mikrofonin tonë të dëgjojmë kryeipeshkvin e Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj:

Imzot Rrok Gjonlleshaj

Të dashur besimtarë,

në emër të Arqipeshkvisë së Tivarit, me zemër të mbushur me lutje dhe dashuri, i drejtojmë Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, urimet tona më të sinqerta për shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të plotë në shëndet.

Ati i Shenjtë është dhe mbetet një dritë shprese për të gjithë Kishën Katolike dhe për mbarë botën, duke na udhëhequr me dashuri dhe përvujtëri.

Lutemi që Zoti, në mëshirën e Tij të pafundme dhe me dorën e Tij shëruese, t’i japë forcë, shëndet dhe kurajë Atit të Shenjtë në këtë moment sfidues.

Nëpër ndërmjetësinë e Zojës së bekuar, Shëndetit të të sëmuarve dhe të gjithë shenjtorëve, e lusim Zotin që ta mbështesë dhe ta rikthejë sa më parë në detyrën e tij të shenjtë, për të vazhduar me përkushtim udhëheqjen shpirtërore të popullit të Zotit.

Shpirti i tij i palodhur i Papës, i mbushur me dhembshuri dhe urtësi, është burim frymëzimi për ne të gjithë, sepse na mëson rëndësinë e paqes, solidaritetit dhe dashurisë për më të dobëtit.

Sot, ndërsa ai ka nevojë për lutjet dhe përkrahjen tonë, i bashkojmë zërat tanë në një thirrje të përulur drejtuar Zotit: “Shëroje, o Zot, shërbëtorin tënd besnik, jepi forcën për të vijuar misionin e Tij të shenjtë!”

Te bashkuar në lutje, i dërgojmë përshëndetjet tona të përzemërta,


Arqipeshkvia e Tivarit

21 shkurt 2025, 16:17