杏MAP导航

K?rko

Nx?n?sit palestinez? t? shkoll?s n? Nablus gjat? nj? inkursioni izraelit (AFP ose licencuesit) Nx?n?sit palestinez? t? shkoll?s n? Nablus gjat? nj? inkursioni izraelit (AFP ose licencuesit)

Cisjordania: ndikimi i konfliktit mbi shkollat??e krishtera

Lufta ka prekur r?nd? sistemin arsimor n? territoret palestineze. N? shkollat e zon?s num?rohen 22,000 nx?n?s t? regjistruar, 8,000 nga t? cil?t jan? t? krishter?. Kjo ?sht? gjendja e p?rshkruar gjat? nj? konference t? koh?ve t? fundit n? Kajro.

R.SH. / Vatikan

Në Tokën Shenjte të plagosur rëndë, shkollat??e krishtera, rojet kryesore të bashkëjetesës janë viktimat kryesore të konfliktit të vazhdueshëm në territoret palestineze. Ky është një nga aspektet që u kujtua në Kajro,  gjatë konferencës së shkollave të krishtera të Lindjes së Mesme. Me gjithë vështirësitë e shumta që duhen kapërcyer për hyrjen dhe daljen nga Bregu Perëndimor, për mësuesit dhe drejtorët e shkollave të Ramallahut dhe Betlehemit ky takim në Kajro përfaqëson një frymë të freskët. "Të bën mirë kur ndihesh i mbrojtur, në internet" - vëren Samia Alama, mësuese matematike në shkollën e vajzave të Motrave të Shën Jozefit, në Betlehem. Është e rraskapitur, por me vendosmëri të palëkundur për t’i mbrojtur nxënësit e saj në këtë kohë lufte. Kolegia e saj, Tina Hazboun, profesoreshë në Universitetin e Betlehemit, pranon e pohon: “Jemi të detyruar të buzëqeshim, pavarësisht nga trishtimi”.

Efektet e luftës në shkolla

Lufta që shpërtheu më 7 tetor 2023 nuk e kurseu as sistemin arsimor palestinez. "Duhet shumë durim" - shpjegon motra Siluane, e cila koordinon mësimin e frëngjishtes në 10 shkollat ??latine në territoret palestineze. Shkollat ??në Bregun Perëndimor hapen dhe mbyllen në varësi të luftimeve, shpeshtësisë së bastisjeve ose numrit të viktimave. Për më tepër, nëse gjatë natës forcat pushtuese izraelite vendosin postblloqe, disa nxënës nuk mund të shkojnë më në shkollë: “Një ditë ka shkollë, një ditë nuk ka shkollë, herë mungojnë nxënësit, herë të tjera mësuesit”, vëren motra Silouane.

Shkollat ??e krishtera në territore

Në 65 shkollat ??e krishtera në territoret palestineze janë 22,000 nxënës të regjistruar, duke përfshirë 8,000 të krishterë. Para ofensivës izraelite, në Rripin e Gazës kishte katër shkolla të krishtera, dy prej të cilave ishin në pronësi të Patriarkanës Latine të Jeruzalemit. Kisha e Familjes së Shenjtë u shkatërrua pjesërisht gjatë ofensivës ushtarake, gjatë të cilës u vranë shumë mësues dhe prindër nxënësish, "madje edhe disa studentë të krishterë", psherëtin murgesha franceze. Pavarësisht armëpushimit në fuqi që nga 15 janari, lufta ka vijuar të depërtojë në njëmijë forma tragjike në  të përditshmen e nxënësve dhe të studentëve. Larg radarit mediatik, sulmet izraelite dhe mbylljet e rrugëve në Bregun Perëndimor  janë shumëfishuar. "Lufta nuk do të përfundojë kurrë, ka zhurmë raketash, ka frikë, ka ankth" - thotë motra Silouane - vetëm liri nuk ka!”.

Traumat tek fëmijët

Lufta ka pasoja të pashmangshme në shëndetin mendor të nxënësve. "Ne po jetojmë një situatë kritike për nxënësit dhe familjet e tyre" - shpjegon Naela Rabah, drejtoreshë e shkollës greko-katolike në Ramallah, institut i përzier i Patriarkanës Melkite të Jerusalemit. “Nuk ka të bëjë vetëm me mësimdhënien, por edhe me kujdesin për fëmijët në nivel psikologjik”. Lodhja e pamasë e jetës së përditshme është e dukshme në Naela Rabah: “Depresioni nuk prek vetëm nxënësit dhe familjet e tyre, por edhe mësuesit”, rrëfen ajo. Megjithatë, drejtoresha energjike nuk i kursen përpjekjet për të siguruar mirëqenien e nxënësve të saj. E njëjta gjë vlen edhe për dy mësueset dhe shoqet e shkollës së Motrave të Shën Jozefit në Betlehem. Vajzat - thonë - na pyesin: “Pse të mësojmë, kur nuk ka të ardhme?”. "Ne duhet t'i bëjmë fëmijët të qëndrojnë në Palestinë" - thonë ata. Kjo është arsyeja pse Tina Hazboun krijoi një program të veçantë për gratë në sektorin e teknologjisë, garanci e motivimit dhe emancipimit në vendin e tyre.

Të dhënat e UNICEF-it

Sipas UNICEF-it, 782,000 fëmijë ndjekin shkollën në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, por sipas Ministrisë lokale të Arsimit, rreth 8 deri në 20 për qind e shkollave në territoret e pushtuara palestineze janë mbyllur që nga tetori 2023. Ndërkohë që situata politike zyrtarisht mbetet jashtë klasës, në orët e mësimit planifikohen çaste dialogu, individualisht ose në grup, në varësi të nevojave të fëmijëve. “Ne punojmë shumë për t’i mësuar se si t'i kuptojnë të tjerët, si të komunikojnë me njerëz që kanë mendime të ndryshme nga tonat, si t'i pranojmë të tjerët…”, shpjegon Naela Rabah, drejtoreshë e institutit Ramallah, i cili mirëpret, si të gjitha shkollat ??e krishtera, fëmijë të çdo besimi. “Në gjithë Lindjen e Mesme, ne duhet të mësojmë të praktikojmë dashurinë, jo dhunën, domethënë si të reagojmë në konflikte, të mos dorëzohemi para zemërimit, të gjejmë zgjidhje paqësore, të dialogojmë, të shoqërojmë të tjerët”, shton motra Silouane.

Shkollat ??e dialogut

Në Betlehem, djep i krishterimit, por edhe i bashkëjetesës fetare, instituti i Shën Jozefit mirëpret 800 nxënës e studentë, 50% e të cilëve janë myslimanë. Por për këtë “nuk ka asnjë problem”- shpjegon thjesht Samia Alama, “myslimanët janë mësuar të flasin me ne”. Shkollat ??nuk janë “zona të sigurta” dhe, për këtë arsye, nuk u mungojnë vështirësitë ekonomike të krijuara nga lufta. Sidomos në Betlehem, nga një ditë në tjetrën shtegtarët nuk vinin më, ndërsa shumica e prindërve të nxënësve punonin në sektorin e turizmit apo shtegtimit. Disa nuk janë më në gjendje të paguajnë tarifat e shkollës, tashmë  të ulura në kulm. Kjo klimë e pafavorshme ekonomike rëndon mbi moralin e prindërve e, si pasojë, edhe atë të fëmijëve e të adoleshentëve. Këta të fundit kanë shumë aspirata, por "janë realistë”. E shohin qartë se shumë dyer janë të mbyllura", vëren e pikëlluar motra Silouane, "do të duhet të jetojmë me këtë realitet".

18 shkurt 2025, 09:56