杏MAP导航

K?rko

Kisha, altari, drita, shenjtor?t, dritaret, lutja Kisha, altari, drita, shenjtor?t, dritaret, lutja

T? meditojm? me Ungjillin e diel?s s? II pas Krishtlindjes: Fjala u b? njeri!

Ti o Zot, hyn n? histori/si drit?/.Nuk imponohesh me forc?,/ pa na pyetur aspak. Jo, o Jezu Krisht,/Ti rri jasht? der?s,/troket e, pret p?rgjigje./N?se ta d?gjojm? z?rin,/n?se ta hapim zemr?n/Ti hyn n? jet?n ton?/e na mbush me dhurata./Ti je drit? plot mir?si,...,/ Ti na e shndrit shtegun/e na k?rkon t? t? pranojm?/si shok udh?timi/t? pabujsh?m e besnik./Ti je jet?, q? mb?shtet/?do fragment bukurie,/Ti je jet?, q? di t? njoh? ?do gjurm? mir?sie,

R.SH. - Vatikan

Në të dielën II pas Krishtlindjes, vijojmë të reflektojmë mbi Mishërimin e Fjalës së Zotit. Ungjilli sipas Gjonit, që në kreun e parë (1,1-18), na thotë se pikërisht në këtë mister, njeriut i dhurohet jeta e amshuar, ndërsa akoma jeton në historinë e kësaj bote. Kështu, zbulohet plani i Hyjit për njerëzimin: kush e pranon Fjalën e bërë njeri, bëhet Bir i Zotit. Të ndjekim pjesën e Ungjillit nga Gjoni:

Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj. Kjo ishte në fillim në Hyjin. Prej Saj u bë çdo gjë e pa Të nuk u bë asgjë. E çdo gjë që u bë, e pati në Të jetën e Jeta është drita e njerëzve; e Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi.

Qe një njeri i dërguar prej Hyjit. Emri i tij ishte Gjon. Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar Dritën, që të gjithë të besojnë nëpër të. Ai nuk ishte Drita, por për të dëshmuar Dritën. Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi në botë. Ishte në botë e bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi. Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan. Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit: atyre që besojnë në Emrin e tij. Këta s’i bëri bijtë të Hyjit as gjaku as prirja e mishit as prirja e njeriut, por Hyji. E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hire të vërtetë.

Gjoni e dëshmon Atë. Ai shpall: “Ky është ai, për të cilin thashë: ‘Ai që vjen pas meje, është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje’!” Vërtet, prej plotësisë së tij të gjithë ne morëm, madje, hir mbi hir. Vërtet, Ligji u dha nëpër Moisiun, porse hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin. Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm, që është Hyj, një natyrë me Atin, Ai bëri të njihet.

Të lutemi së bashku

Ti o Zot, nuk hyn në histori

si dritë që t’i lëbyr

e t’i lëndon sytë.

Ti nuk hedh poshtë porta,

duke na detyruar të të shohim

me doemos.

Nuk imponohesh me forcë,

pa na pyetur aspak.

Jo, o Jezu Krisht,

Ti rri jashtë derës,

troket e, pret përgjigje.

Nëse ta dëgjojmë zërin,

nëse ta hapim zemrën

Ti hyn në jetën tonë

e na mbush me dhurata.

 

Ti je dritë plot mirësi,

nuk na poshtëron, duke nxjerrë në pah,

gjëra të jetës, që do të donim

t’i mbulonin e t’i zhduknim

për të mos i parë as ne vetë.

Ti na e shndrit shtegun

e na kërkon të të pranojmë

si shok udhëtimi

të pabujshëm e besnik.

 

Ti je jetë, që mbështet

çdo fragment bukurie,

Ti je jetë, që di të njohë

çdo gjurmë mirësie,

Ti je jetë, që gjallëron

me mëshirë e durim.

Prandaj është kaq bukur kur zhytemi

në oqeanin tënd të paqes e të dritës.

04 janar 2025, 09:57