°Õ²¹¾±³ú¨¦, takimi evropian i t? rinjve n? Tallinn
R.SH. / Vatikan
Ta gjejsh vetveten në Talin nuk është rastësi, por përfaqëson një simbol. Të fuqishëm. ¡°Këtë vit, në një çast kaq delikat të historisë, na dukej veçanërisht e rëndësishme të ishim të pranishëm si dëshmitarë të paqes, në kryeqytetin e një kombi të vogël, që ndodhet në Evropën Lindore dhe pak hapa larg Rusisë.
Shenjë e vëllazërisë
Kur Eprori i Bashkësisë së Taizé-s, Vëlla Mateu përdor shumësin, ka në mendje një gjë të vetme: mijëra të rinj evropianë të cilët që sot po marrin pjesë në Shtegtimin e 47-të të besimit mbi Tokë, organizuar nga Bashkësia e Taizé-së (shqipto Tezesë), që do të përfundojë më 1 janar. Natyrisht - nis t'u tregojë mediave të Vatikanit i pari i realitetit ekumenik monastik kristian, sot i përbërë nga rreth tetëdhjetë vëllezër katolikë, anglikanë dhe protestantë - "ne nuk kemi ardhur këtu për të gjetur zgjidhje të lehta: jemi këtu për t¡¯u lutur të gjithë së bashku, ndërmjet të krishterëve. Lutja mund të jetë edhe shenjë e dëshirës së të rinjve për të jetuar vëllazërinë në Krishtin, e cila më pas të çon në paqen e vërtetë".
Bashkëpunim për unitet
Përmasa ekumenike, që përshkon të gjithë ngjarjen - pritur në vende evropiane gjithnjë në ndryshim që nga viti 1978 - mund të perceptohet gjithashtu nga organizimi i këtij viti, i cili përfshiu tërësisht Këshillin e Kishave të Krishtere të Estonisë: ¡°Kisha më e madhe është ajo luterane, por kanë bashkëpunuar edhe ajo katolike si dhe disa kisha ortodokse e baptiste. Kjo përfshirje është shumë e rëndësishme për ne¡±.
Ekumenizmi praktik
Një ekumenizëm që është edhe praktik, sepse të rinjtë, gjatë gjithë periudhës së manifestimit, priten në bashkësitë e ndryshme të krishtera: famulli, familje, qendra fetare, shkolla. ¡°Mëngjesi fillon gjithmonë me një çast lutjeje, me këngë, me dëgjim të Fjalës së Zotit, pastaj nuk mungojnë kohët e heshtjes dhe koha e përshtatshme për diskutim ndërmjet të rinjve dhe njerëzve që i presin, për të shkuar thellë në rrënjët e vëllazëris롱.
Lutja në qendër
Lutjet, çdo ditë, do të bëhen në tri Kisha në qendër të qytetit: dy luterane dhe një baptiste. ¡°Pasdite planifikohen laboratorë të shumtë, të cilët do t'u kushtohen temave të ndryshme: nga kultura - te mjedisi, nga angazhimi konkret në shoqëri - tek ai në besim. Mbrëmja përfundon me një lutje kolektive në stadiumin e akullit, të përgatitur për këtë rast".
Lidhja me Jubileun
Vëllai Mateu, më pas, vë në dukje një rastësi provanie: Shtegtimi i 47-të i Besimit mbi Tokë këtë vit filloi një ditë pas hapjes së Jubileut 2025, i përqendruar te shpresa: ¡°A e dini se si desha ta titulloja letrën time që i jepte konkretësi temës qendrore të takimit tonë? ¡°Duke shpresuar përtej çdo shprese". Teksti u shkrua me një metodë ndoshta të pazakontë, por efektive: me të dëgjuarit paraprakisht, drejtpërdrejt dhe pa asnjë ndërmjetësim, të tregimeve të të rinjve që jetojnë në situata të vështira, ndonjëherë të dëshpëruara. «Mblodha tregimet e atyre që jetojnë në Liban, në Betlehem, Myanmar. Sepse është e lehtë të flasësh për shpresën, kur jeton në qetësi. Por për të kuptuar vërtet se çfarë është, ne duhet të meditojmë mbi këto dëshmi¡±.
Unë dëgjoj, për të kuptuar
Atë që dëgjoi, nuk ngurroj ta krahasoj me një mrekulli: ¡°Është e vërtetë. Unë arrita të kuptoj rolin e rëndësishëm që luan besimi në jetën e këtyre të rinjve. Dhe si i ndihmon feja në Ringjallje për të kuptuar se vuajtja dhe vdekja nuk do ta kenë fjalën e fundit. Dhe më pas, ajo që më goditi, ishte aftësia e tyre për elasticitet: pavarësisht nga gjithçka, ata përpiqen të ecin përpara. Për mua është sfidë e madhe¡±.
Ndryshimet e epokës
Vëllai Mateu sigurisht që nuk mund ta fshijë nga mendja kujtimin e takimit të parë të të rinjve evropianë, që Bashkësia e Taizé-së organizoi në Paris, më 1978. Por që atëherë bota nuk është më e njëjtë, si të rinjtë. ¡°Vitet e fundit jemi përpjekur të rrisim bashkëpunimin me Kishat lokale, sepse ky nuk është thjesht takim i Taizésë, i komunitetit tonë, por është ngjarje ekumenike. Ne e ndërtojmë programin së bashku. Krahasuar me tridhjetë vjet më parë, mbledhjet janë bërë më të vogla, por ka përvojë më të madhe në jetën e kishave lokale¡±.