杏MAP导航

K?rko

La nascita di Gesu' - Natale La nascita di Gesu' - Natale

Krishtlindja je ti!

Krishtlindja je ti, kur vendos t? lindesh p?rs?ri ?do dit? dhe e l? Zotin t? hyj? n? shpirtin t?nd; Je ti drita e Krishlindes, kur me jet?n t?nde i ndri?on t? tjer?t; Ti je buz?qeshja e besimit dhe e dashuris?, n? paqen e Krishtlindjes s? p?rhershme; ti, q? nd?rton mbret?rin? e Zotit n? shpirtin t?nd!”.

R.SH. - Vatikan

Krishtlindja je ti! Çaste meditimi, në Natën e Shenjtë të Krishtlindjes:

Krishtlindja je ti!

Krishtlindja je ti, kur vendos të lindesh përsëri çdo ditë dhe e lë Zotin të hyjë në shpirtin tënd

Bredhi i Krishtlindjes je ti,  kur u bën ballë stuhive të jetës

Stolia e Bredhit je ti, kur virtytet janë ngjyrat që e stolisin jetën tënde.

Këmbana e Krishtlindjes je ti, kur kumton festën e i mbledh bashkë njerëzit

Je ti drita e Krishlindes, kur  me jetën tënde i ndriçon të tjerët

Engjëlli i Krishtlindejs je ti,  kur i prin ndokujt në takimin me Zotin.

E je edhe njëri nga tre Mbretërit, kur  jep çka ke më të mirë, pa e llogaritur  çka jep

Muzika e Krishtlindjes je ti, kur  të jehon në shpirt kënga e Engjëjve

Ikona e Krishtlindjes, ti, kur e shujton me bukë e me shpresë  të varfërin që ke përbri

E ti je edhe Nata e Krishtlindjes, kur pa zhurmë e vetëdijshëm e merr, në heshtje të plotë, Shëlbuesin e botës, pa poterën e  kremtimeve të bujshme

Ti je buzëqeshja e besimit dhe e dashurisë, në paqen e Krishtlindjes së përhershme; ti, që ndërton mbretërinë e Zotit në shpirtin tënd!”.

24 dhjetor 2024, 10:33