杏MAP导航

K?rko

?el?si i fjal?ve t? Kish?s: lutja e kujdesit p?r koh?n e ?muar

Filozofi i njohur francez Jean Guitton, protagonist i Koncilit II t? Vatikanit dhe mik i madh i Pap?s shenjt Pali VI, na b?n t? reflektojm? mbi koh?n e m?nyr?n e p?rdorimit t? saj, duke i k?rkuar Zotit urtin? ta duam koh?n, me t? cil?n Ai i Lumi i ?on n? p?rfundim e n? p?rsosje t? gjitha veprat, q? na duken si tonat

R.SH. – Vatikan

Sidomos në Krishtlindje e kuptojmë mjaft mirë: dhurata më e çmuar që kemi e që, pikërisht për këtë arsye, mund ta dhurojmë, është koha. Nuk është rastësi që një nga këshillat më të përhapura, që njerëzit i japin njëri-tjetrit, përmban ftesën për të mos humbur asnjë sekondë. “Koha është flori”, thotë një fjalë e urtë popullore. Në një konceptim më të gjerë, kjo do të thotë që çdo çast i jetës sonë është i çmuar, duhet të përdoret mirë, mundësisht bashkë me të tjerët. Sepse koha, që kalojmë me miqtë, është jashtëzakonisht e çmuar, edhe pa bërë asgjë të veçantë. E kur e duam vërtet një person, pavarësisht nga detyrat e impenjimet, e gjejmë gjithmonë një çast për të.

Në jetën e shpirtit, kjo pasqyrohet në dëshirën për të ndenjur me Zotin, duke u përpjekur të mendojmë si Ai, duke e pranuar vullnetin e Tij, edhe pse mund të jetë larg dëshirave tona. Këtë e nënvizon me thellësi dhe qartësi filozofi i njohur francez Jean Guitton (1901-1999), protagonist i Koncilit II të Vatikanit, ku ka qenë dëgjuesi i parë laik, mik i madh i Papës shenjt Montini, nga afërsia me të cilin lindën dy libra: "Dialog me Palin VI" dhe "Pali VI sekret". Në këtë lutje, Guitton nënvizon rëndësinë e përdorimit të mirë të ditëve të jetës, si edhe i kërkon Zotit urtinë për të mësuar si ta duam kohën.

"O Zoti im,

më mëso ta përdor mirë kohën, që më jep

dhe ta kaloj si duhet, pa e humbur kot.

Më mëso të parashikoj, pa u torturuar për të ardhmen,

më trego si të nxjerr mësim nga gabimet e së kaluarës,

pa i lënë skrupujt të më gozhdojnë.

Më mëso ta imagjinoj të ardhmen

pa u dëshpëruar se mund të mos jetë

ashtu si e mendoj unë.

Më mëso të derdh lot për fajet e mia

pa rënë në ankth.

Më mëso të veproj pa nxitim,

dhe të nxitoj pa thyer qafën.

Më mëso si bashkohen ngutja me ngadalësinë,

qetësia me përflakjen e zemrës, zelli me paqen.

Më ndihmo në fillim të punëve,

sepse pikërisht atëherë jam i brishtë.

Vigjëlo mbi vëmendjen time kur punoj,

e sidomos, mbushi ti boshllëqet në veprat e mia.

Më bëj ta dua kohën,

që është kaq e ngjashme me hirin tënd,

sepse ajo i çon deri në fund të gjitha veprat,

i çon deri në përsosje,

pa na lënë përshtypjen

se, në një farë mënyre, po marrim pjesë në to.

12 dhjetor 2024, 09:50