杏MAP导航

K?rko

Nigeri: Kidnapped Fr. Thomas Oyode Nigeri: Kidnapped Fr. Thomas Oyode  (Nigerian Catholics)

Nigeria. At? Thomas Oyode, i burgosur p?r 11 dit?, u lirua

Rektori i Seminarit Agenegabode u lirua nga t? nj?jt?t rr?mbyes. Tani ndodhet n? spital p?r kontrolle. Dy rregulltar? mbeten ende t? rr?mbyer.

R. SH. - Vatikan

Atë Thomas Oyode, rektor i "Seminary School Minor Conception Immaculate" në Agenegabode, në shtetin jugor të Edo-s, u lirua dje, më 7 nëntor, në Nigeri. Vetë rrëmbyesit e liruan atë pas 11 ditësh robëri, siç raportohet nga Agenzia Fides e cila citon burime nga dioqeza e Auchit. “Aktualisht - shkruan Fides - Atë Thomas ndodhet në spital për kontrolle”. Atë Oyode, i cili ishte ofruar të zëvendësonte dy seminaristë të kapur fillimisht nga rrëmbyesit gjatë sulmit në seminar, u rrëmbye më 27 tetor. Dita e lirimit të tij përkon, ndër të tjera, me nëntëvjetorin e shugurimit të tij meshtarak.

Fides kujton gjithashtu se në duart e rrëmbyesve janë ende dy meshtarë katolikë të rrëmbyer në Nigeri ditët e fundit. Ata janë Ati Christian Uchegbu, i dioqezës së Orlu, i rrëmbyer më 6 nëntor ndërsa kthehej nga Port Harcourt, në zonën e Deltës së Nigerit, dhe Ati Emmanuel Azubuike, i rrëmbyer më 5 nëntor në shtetin Imo.

08 n?ntor 2024, 14:53