杏MAP导航

K?rko

Gesù via verità e vita Gesù via verità e vita

T? meditojm? me Ungjillin: Krishti, Mbret i Gjith?sis? 'B'

Pushteti yt, o Jezu Krisht/nuk ka t? b?j? aspak/me t? pushtetshmit e k?saj bote. /…?V?rtet, pushteti yt, o Jezu Krisht, /?sht? pushteti i dashuris?, q? nuk imponohet, /nuk e p?rdor forc?n, /nuk d?non e as l?ndon, /por dhurohet me gjith? shpirt. /Ti e jep vetveten krejt?sisht, /je gati t? vuash e, /madje, edhe t? vdes?sh. …/P?rtej dukjeve, pushteti yt o Krisht?sht? i vetmi v?rtet i vlefsh?m,i vetmi q? i reziston koh?s, sepse fal e sh?lbon.

R.SH. - Vatikan

Për të kremtuar Krishtin, Mbretin e Gjithësisë, në këtë të diel të 34-t të vitit kishtar,ciklit të dytë, Kisha na propozon skenën rrëqethëse të Ungjillit sipas Shën Gjonit (18,33b-37), në të cilën Jezusi i poshtëruar dhe i lidhur me zinxhirë qëndron para Pilatit, përfaqësuesit të një perandorie të fuqishme, asaj romake.

Por cili nga të dy është vërtet i gjithëpushtetshëm? Cili nga të dy është mbret? Edhe një herë, logjika e kësaj bote nuk vlen. Për Jezusin, vetëm një gjë ka rëndësi: e vërteta. Ja ç’do të thotë të jesh mbret i universit: të hysh në të vërtetën dhe të dëshmosh për të.

Krishti është mbret, që sundon me dashuri e shpresë, pa u imponuar, por duke respektuar lirinë e njeriut. Pushteti mbretëror i Krishtit nuk është ai i të mëdhenjve të kësaj bote. Është pushtet, që përdoret për të mundur të keqen dhe vdekjen e për të ndezur shpresën edhe në zemrën më të ngurtësuar

Të ndjekim pjesën ungjillore nga Gjoni

Në atë kohë, Pilati e thirri Jezusin dhe e pyeti: “A je ti mbreti i judenjve?” Jezusi iu përgjigj: “A e thua ti këtë prej vetvetes, apo ta thanë tjerët për mua?”
Pilati u përgjigj: “Pse, a mos jam unë judeas? Popullit yt dhe kryepriftërinjtë të dorëzuan mua. Çka ke bërë?” Jezusi përgjigji: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote. Po të ishte Mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët e mi do të kishin luftuar që të mos u bie në dorë judenjve. Porse, Mbretëria ime nuk është prej këndej.”
“Pra, ti qenke Mbret?” – i tha atëherë Pilati. “Mirë thua!” – i përgjigji Jezusi – “Unë jam mbret! E unë linda dhe erdha në botë për të dëshmuar të vërtetën. Kush e do të vërtetën, ai e dëgjon fjalën time”.

Të lutemi së bashku

Pushteti yt, o Jezu Krisht

nuk ka të bëjë aspak

me të pushtetshmit e kësaj bote.

Tek Pilati, ndoshta, të paraqitën

si rebel, si dikush, që pretendon

t’u zërë vendin romakëve

në tokën e Palestinës,

duke e lëkundur sundimin e Çezarit.

Gënjeshtër kjo, që kishte për qëllim

ta bindte prokurorin romak

për të të dënuar pa u menduar shumë.

 

Por, edhe ai vetë, nuk mund

të mos e shohë se je mbret

vërtet i pazakonshëm:

pa stolitë e mbretërve,

pa dikë që të mbron,

pa qëllime luftarake,

e pa kërcënime për hakmarrje.

 

Vërtet, pushteti yt, o Jezu Krisht,

është pushteti i dashurisë, që nuk imponohet,

nuk e përdor forcën,

nuk dënon e as lëndon,

por dhurohet me gjithë shpirt.

Ti e jep vetveten krejtësisht,

je gati të vuash e,

madje, edhe të vdesësh.

 

Përtej dukjeve, pushteti yt o Krisht

është i vetmi vërtet i vlefshëm,

i vetmi që i reziston kohës,

sepse fal e shëlbon.

 

23 n?ntor 2024, 09:26