Lumnohen n? Shkod?r ?t Luigj Palaj e dom Gjon Gazulli: homelia e kardinalit Semeraro
R.SH. - Vatikan
“Duke gënjyer, do të flasin keq për ju”: është marrë nga lumnitë e përshkruara në Ungjillin sipas Mateut (5,11), titulli që i vë homelisë së tij të sotme, prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro, i dërguar i Papës Françesku për të kremtuar Meshën e Lumnimit të dy martirëve shqiptarë, Át Luigj Palajt, françeskan i Urdhërit të Fretërve të Vegjël (1877-1913) dhe, dom Gjon Gazullit, meshtar dioqezan (1893-1927).
Mesha solemne u kremtua sot në orën 10.00, në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, në Shkodër, pas vigjiljes së djeshme të lutjes, në Gjuhadol. Ndërkaq, nesër, në orën 10.00, po në Katedralen e Shkodrës, do të kremtohet Mesha e falënderimit për të Lumët e rinj, ndërsa në orën 11.00, gjithë besimtarët do të nisen në procesion për në Varrezat e Rrmajit, ku do të përurohet monumenti në nder të dom Gjon Gazullit.
Ja homelia e plotë e kardinalit Semeraro:
Panorama, që na hap para syve shpallja e Lumnive ungjillore (shih Mt 5,1-12), është e shkëlqyer dhe me frymëmarrje të gjerë, pak e ngjashme me atë që admiron shtegtari, kur del në atë “dritare” të mrekullueshme mbi Detin e Galilesë, që është “Mali i Lumnive”. Kemi këtë fjalë, “Lum [ata]”, që përsëritet si notat e një simfonie e çdo herë, hap skenarë bukurie shpirtërore: ngushëllimin e lotëve, paqen e drejtësinë, mospërdorimin e dhunës, forcën e faljes…
E, çdo herë, kjo fjalë, “Lum [ata]”, është si të na paraqiste një aspekt të fytyrës së Jezu Krishtit, Shëlbuesit tonë; sa herë që e dëgjojmë nga goja e tij, është sikur Jezu Krishti t’i dukej secilit prej nesh ashtu siç është në bredësinë e tij më intime e, çdo herë, të na thoshte: “pranoni t’ju mësoj unë, që jam zemërbutë e i përvujtë” (Mt 11,29). Lumnitë janë vizatimi, qëndisja e fytyrës së Jezu Krishtit.
Por, papritmas, ky skenar, kaq i mbushur me premtime, që hapin drejt shpresës, sikur mjegullohet, ashtu siç ndodh kur një re e zezë na e mbulon diellin e, atëherë, dëgjojmë fjalët: “Lum ata qe? kane? uri e etje pe?r drejte?si… Te? lume?t ju kur t’ju shajne? e t’ju salvojne? dhe kur, pe?r shkak timin, t’i thone? te? gjitha te? zezat kunde?r jush, por ne? rrene?!” Ndodh, atëherë, që këto fjalë, në fund të shpalljes së Lumnive, na kujtojnë historitë e dhimbshme, vuajtur nga shumë të krishterë, nga zanafilla e deri edhe sot, ndoshta, na kujtojnë edhe shumë histori personale tonat.
Na kujtojnë edhe historinë e vuajtjes e të vdekjes, përjetuar nga dy martirët, që sot Kisha i shpall të Lumë, duke i bashkuar me 38 martirët e lumnuar tetë vjet më parë, gjithnjë këtu në Shkodër, më 5 nëntor. I pari, Luigj Palaj, është meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, lindur në Janjevë të Kosovës, tokë që dikur Shën Gjon Pali II e pati kujtuar si “të pasur me histori të lavdishme…” (Audienca e 15 nëntorit 1989); tjetri, Gjon Gazulli, është meshtar dioqezan e kësaj Kishe të shenjtë të Shkodrës. Për të dy u plotësua fjala e Jezu Krishtit: “do t’ju shajne? e do t’ju salvojne?, pe?r shkak timin, do t’i thone? te? gjitha te? zezat kunde?r jush, por ne? rrene?…”!
Në tekstin ungjillor kemi këtë fjalë të tmerrshme, që e rëndon gjithçka dhe të bën të dridhesh: në rrenë! Është saktësimi, që bën Shën Mateu ungjilltar në krahasim me pohimin në Ungjillin sipas Lukës: aty, të krishterët persekutohen pikërisht sepse janë të tillë, këtu saktësohet se akuzohen edhe për sjelljen e tyre. Por, gjithçka në rrenë, me gënjeshtra.
Shën Jeronimi, një shenjt doktor i Kishës, me origjinë nga kjo anë e Mesdheut, komentonte se pikërisht këtu qëndron arsyeja për Lumnitë ungjillore: sepse janë shumë ata, që persekutohen dhe vriten, por nuk janë të Lumë; të tillë janë ata, që “mallkohen”, pra, që merren nëpër gojë me shpifje, që shtypen e ua marrin jetën, për shkak të Jezu Krishtit. Përfundon shenjti: aty ku kemi Krishtin, në atë rast, të jesh i mallkuar do të thotë të bëhesh i Lum (shih Comment. in Matthaeum I, 24: PL 26, 35).
Papa Françesku, i cili pikërisht në kuadrin e thirrjes universale për shenjtërim, na ka lënë një koment mbi Lumnitë Ungjillore, me pak fjalë tejet efikase, e ka aktualizuar praninë e gënjeshtrës në persekutimin e të krishterëve. Ka shkruar se nganjëherë, është fjala edhe për “tallje, që synojnë ta shpërfytyrojnë fenë tonë e të na paraqesin si njerëz qesharakë”. Dëshiron të na thotë se fjalët e Lumnive ungjillore janë aktuale edhe aty, ku nuk ka persekutim, por ka indiferencë, ose përqeshje. Nxjerr kështu përfundimin se “pranimi çdo ditë i rrugës së Ungjillit, pavarësisht se na sjell probleme, kjo është shenjtëria” (Gaudete et exsultate, n.94). Dy të Lumët tanë bënin të mira, por shpifën për ta dhe, me mashtrime, u dënuan.
Kështu ndodhi për Át Palajn - historia e të cilit bën pjesë në Luftën I Ballkanike - kur në famullinë e Pejës, ku shërbente, pushtuesit nga Mali i Zi, aleat i Serbisë, ushtronin një politikë shtypëse kundër popullsisë me etni shqiptare, duke kryer qëllimisht dhunë e vrasje. Ai, duke shkuar drejt vendit të martirizimit, tha: “O Jezu Krisht, për hatër të dashurisë sate”.
Edhe vrasja e të Lumit Gazulli u motivua me gënjeshtra e në zanafillën e vdekjes së tij qe një proces-farsë: u dënua me akuza të rreme dhe u var në periferinë e Shkodrës, në zonën e quajtur “Fusha e druve”. Ai, si Jezu Krishti, “martir” i njëmendtë dhe “dëshmitar besnik” (Zb 1,5), vdiq, duke i falur vrasësit.
Sa e rëndësishme është bërë, sidomos në epokën tonë, kjo tema e gënjeshtrës, e falsitetit, e mashtrimit! Sigurisht, mund të themi se këto sjellje të trishta njerëzore kanë ekzistuar gjithmonë; por, sot, në atë që quhet epoka pas-së-vërtetës (post-truth), çështja është ndërlikuar më tej. Mjafton të mendojmë sa çinformim e sa gënjeshtra, që ia shkatërrojnë jetën të afërmve dhe popujve, kalojnë në internet, aq sa të bëhet jashtëzakonisht problematike ndarja e së vërtetës nga gënjeshtra (ndarja e shapit nga sheqeri).
Po sot, a na intereson ende “e vërteta”? Nuk është çështje për t’u trajtuar në një homeli, gjatë një kremtimi eukaristik si ky, që është kaq i bukur e ngushëllues. Por së paku, një pohim duhet të na mbetet në mendje e në zemër rreth shkëlqimit dhe shenjtërisë së të vërtetës. Po e marr nga Shën Toma i Akuinit, i cili përsëriste gjithmonë se “e Vërteta, kushdo që ta thotë, vjen nga Shpirti Shenjt”. Për këtë, Shën Pali Apostull shkruante: “kush do të na ndajë prej dashurisë së Krishtit?” (Rm 8,35). Gënjeshtra ndan: largon jo vetëm nga Krishti, por edhe nga vëllezërit, nga të tjerët, sepse mashtrimi është përçarës, krijon armiqësi, luftë, vdekje. Ndërsa e vërteta bashkon: jo vetëm na bashkon ndërmjet nesh, por na bashkon me Zotin tonë Jezu Krisht, që është e Vërteta dhe Jeta (shih Gjn 14,6).
Nga lumnimi i dy martirëve tanë të bartim me vete këtë fjalë, që na orienton e na ngushëllon. Si Shën Pali, të jemi të bindur se asgjë “nuk do te? mund te? na ndaje? prej dashurise? se? Hyjit, qe? na u de?ftua ne? Jezu Krishtin, Zotin tone?”. Vërtet, e tija, është dashuri, që arrin t’i shndërrojë dështimet në fitore, prandaj, në të gjitha gjërat, “jemi me? tepe?r se ngadhe?njyes, ne? saje te? Atij qe? na ka dashur” (shih Rm 5,37-39). Amen.
Katedralja e Shkodrës. 16 nëntor 2024
Dekreti i Selisë së Shenjtë
Kujtojmë se dekreti për lumnimin e At Luigj Palajt dhe dom Gjon Gazullit u shpall nga Selia e Shenjtë më 20 qershor 2024. Ja një biografi e shkurtër e tyre:
DOM GJON GAZULLI, MARTIR
Lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 mars 1893.
Pas shkollës fillore në vendin e tij, filloi studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë, e pastaj edhe në Austri, ku shkoi jo gjithmonë vetëm për arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919. Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të Mirditës, zona tërësisht katolike. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja: më 26 dhjetor 1926 u arrestua. Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var. Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar okular qenë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”. Kjo ndodhi më 5 mars 1927. Kjo dëshmi u tregua nga një oficer i pranishëm në momentin e vdekjes së tij.
ÁT LUIGJ PALAJ (PALIQI) ofm, MARTIR
Lindi në Janjevë (Kosovë), në Arqipeshkvinë Shkup- Prizren, më 21 shkurt 1879.
Pas shkollës fillore në vendin e lindjes, u transferua në Shqipëri ku hyri në familjen rregulltare të Fretërve Minorë, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Në Troshan bëri noviciatin. Vazhdoi studimet filozofike në Itali gjatë viteve 1896- 1901.
U shugurua meshtar më 21.09.1901. Pas shugurimit shërbeu në Kosovë, në famullinë e Pejës dhe të Gllogjanit, si edhe në shenjtëroren e shën Antonit në Gjakovë. Ndërroi emër nga Mati në Luigj, sepse ishte shumë i prekur nga jeta e Shën Luigj Gonzagës. Pas shugurimit u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për studime pas-universitare. Gjatë viteve 1905-1907 qe famullitar në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Gjatë viteve 1907-1912 u emërua rektor i shenjtërores së shën Antonit në Gjakovë (Kosovë). U martirizua në Janosh afër Gjakovës, për faktin se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks, më 7 mars 1913.