杏MAP导航

K?rko

Don Gjon Gazulli e ?t Luigj Palaj, martir? t? Kish?s Katolike Don Gjon Gazulli e ?t Luigj Palaj, martir? t? Kish?s Katolike

Kisha n? Shqip?ri, n? fest? p?r lumnimin e ?t Luigj Palajt dhe t? Dom Gjon Gazullit

Nes?r, 16 n?ntor, n? or?n 10.00, n? katedralen e Sh?n Shtjefnit n? Shkod?r, do t? kremtohet mesha p?r lumnimin e dy meshtar?ve, nj?ri fran?eskan e tjetri dioqezan. I d?rguar i Pap?s n? k?t? kremtim ?sht? prefekti i Dikasterit vatikanas p?r ??shtjet e Shenjtor?ve, kardinali Marcello Semeraro, q? do t? kryesoj? mesh?n solemne dhe ritin e lumnimit dhe do t? mbaj? homelin? e rastit

R.SH. – Vatikan

Kisha Katolike në Shqipëri është në festë për lumnimin e Át Luigj Palajt (Paliq) dhe të Dom Gjon Gazullit. Jo më larg se nesër, 16 nëntor, në orën 10.00, në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, do të kremtohet mesha për lumnimin e dy meshtarëve, njëri françeskan e tjetri dioqezan.

I dërguar i Papës në këtë kremtim është prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro, që do të kryesojë meshën solemne dhe ritin e lumnimit dhe do të mbajë homelinë e rastit. Do të jenë të pranishëm ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë, si edhe autoritete civile e fetare. Një prani e veçantë do të jetë ajo e kardinalit shqiptar Ernest Troshani Simoni, që tashmë ka mbërritur në Shkodër. Ndërkaq, të dielën, po në Katedralen e Shkodrës, në orën 10.00, do të kremtohet mesha e falënderimit për të dy martirët, ndërsa në orën 11.00, gjithë besimtarët do të nisen në procesion për në Varrezat e Rrmajit, ku do të përurohet monumenti në nder të dom Gjon Gazullit.

Dekretet e Selisë së Shenjtë
Dekretet e Selisë së Shenjtë

Pas 38 martirëve të epokës së komunizmit, që u shpallën të Lumë në vitin 2016, me Át Luigj Palajn e Dom Gjon Gazullin numri i martirëve të lumë bëhet 40. Kujtojmë se Selia e Shenjtë e shpalli dekretin e lumnimit më 20 qershor 2024.

Át Luigj Palaj është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe e asimilimit të katolikëve shqiptarë, Át Palaj i inkurajonte besimtarët e asaj treve të mos hiqnin dorë nga feja e të parëve dhe nga identititeti shqiptar. Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në Gjakovë, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shporua me bajoneta në Pejë, duke ndërruar kështu jetë.

Martiri tjetër, dom Gjon Gazulli, nga fisi i njohur i Gazullorëve, u ekzekutua nga mbreti Zog me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte kundërshtar i tij, për shkak të politikave shpeshherë diskriminuese për zonat katolike, sidomos për Dukagjinin. Gjithashtu, kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë” më 2 janar 1927.

15 n?ntor 2024, 15:14