杏MAP导航

K?rko

Katolik?t dhe hebrenjt? diskutuan mbi Dhjet? Urdh?rimet n? Rom? Katolik?t dhe hebrenjt? diskutuan mbi Dhjet? Urdh?rimet n? Rom?

Katolik?t dhe hebrenjt? diskutuan mbi Dhjet? Urdh?rimet n? Rom?

Universiteti Papnor i Sh?n Kryqit organizoi nj? kurs shum?-ditor kushtuar perspektiv?s s? krishter? dhe hebraike mbi Dhjet? Urdh?rimet e T?nzot, n? p?rpjekjen p?r t? nxitur kuptimin m? t? thell? t? vlerave t? p?rbashk?ta t? t? dyja feve monoteiste

R.SH. – Vatikan

         U organizua nga 28 tetori deri dje, më 7 nëntor, në Universitetin Papnor të Shën Kryqit në Romë, në bashkëpunim me Institutin Universitar Isaac Abarbanel të Buenos Airesit, kursi "Një zbulesë dhe dy tradita: Dhjetë Urdhërimet e Tënzot dhe interpretimet e tyre hebraike dhe të krishtera".

Frymëzim papnor

"Gjithçka filloi me Atin e Shenjtë, siç ndodh shpesh. Gjithçka e ka zanafillën tek ai, që ka qenë gjithnjë entuziast për idenë e mësimit të përbashkët dhe na inkurajoi të gjejmë partnerë në Kishën Katolike", pohoi për mediat e Vatikanit rabini Ariel Stofenmacher, rektor i Institutit Universitar Isaac Abarbanel, universiteti i parë hebraik në Amerikën e Jugut.

Universiteti i Kryqit të Shenjtë ishte partneri i dytë katolik në këtë kurs hebraiko-kristian, pas Universitetit Papnor Gregorian. Rabini Stofenmacher vuri në dukje se një kurs si ky, ku meshtarët katolikë mësojnë nga një rabin, tregon lidhjen ndërmjet dy besimeve. "Ne kemi një Atë; jemi vëllezër," shtoi ai.

Profesor Juan Carlos Ossandon, organizatori i kursit nga Universiteti Papnor i Shën Kryqit, theksoi vlerën e nismës. "Si organizimi, ashtu edhe pjesëmarrja në këtë kurs, ishin përvoja shumë pozitive, që na pasuruan. Atmosfera ishte e ngrohtë" pohoi ai.

Dialogu kristian-hebre në praktikë

Gjatë gjithë kursit, pjesëmarrësit ndoqën leksione nga ekspertë të shquar, të cilët shqyrtuan Dhjetë Urdhërimet në kontekste historike, fetare dhe kulturore. Rabini Stofenmacher paraqiti interpretimin hebraik, duke u përqendruar në rrënjët e tyre në kulturën hebraike. Profesorë të tjerë e panë çështjen nga këndvështrime të ndryshme. Silvina Chemen diskutoi simbolikën e Librit të Daljes dhe takimin ndërmjet Popullit të Zgjedhur dhe Hyjit, ndërsa Iranzu Galdeano foli mbi rëndësinë e Rrëshajëve dhe lidhjet e kësaj feste me Dhjetë Urdhërimet. Filippo Serafini analizoi strukturën e Urdhërimeve.

Kursi përfshiu edhe një vizitë në Bibliotekën e Vatikanit, për t’u njohur me koleksionet e saj të çmuara. Gjithashtu, pjesëmarrësit vizituan sinagogën dhe muzeun hebraik të Romës, ku patën mundësinë të merrnin pjesë në lutjet e së shtunës. Në mbyllje të seminarit gati dy-javor, pati një sesion publik mbi Rrotullat e Detit të Vdekur, gjatë të cilit profesorët Adolfo D. Roitman dhe Joseph Sievers folën mbi botën e Jezusit dhe të dishepujve të tij, sipas teksteve të lashta nga Kumrani.

08 n?ntor 2024, 11:12