杏MAP导航

K?rko

At? Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpall?n t? lum?

Momente hiri, g?zimi dhe shenjt?rie dje n? Katedralen e Sh?n Shtjefnit n? Shkod?r. At? Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpall?n t? lum?. N? Mesh?n e kryesuar nga Prefekti i Dikasterit t? Vatikanit p?r ?eshtjen e Shenjt?rve Hir?sia e Tij, Imzot Marcello Semeraro u b? leximi i dekretit t? Papa Fran?eskut i cili vulsote zyrtarisht luminimin e k?tyre dy martir?ve t? cil?t dhan? jet?n p?r Fe e Atdhe.

R.SH. / Vatikan

Momente hiri, gëzimi dhe shenjtërie dje në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallën të lumë. Në Meshën e kryesuar nga Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për çeshtjen e Shenjtërve Hirësia e Tij, Imzot Marcello Semeraro u bë leximi i dekretit të Papa Françeskut i cili vulsote zyrtarisht luminimin e këtyre dy martirëve të cilët dhanë jetën për Fe e Atdhe. Mijëra besimtarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Kroacia e kthyen qytetin e Shkodrës në kryeqender të Kishës ballkanike.

Dëgjoni dom Mark Pashkjen...

Dielli i Nëntorit dukej sikur demostronte ngrohtësinë hyjnore që karakterizonte mbarë Kishën Shqiptare në këtë ditë. Ngrohëtsi që buronte nga dëshmia e flaktë e këtyre dy martirëve që dhanë jetën për Krishtin dhe për Kishën.

Në homelinë e tij Kardinali Semeraro nxiti të pranishmit që të përfitonin nga dëshmia e këtyre personazheve për të jetuar një fe e cila sjellë vepra konkrete në jetën e përditshme dhe në mbarë shoqërinë Shqiptare dhe jo vetem.

Në përshëndetjen e tij Imzot Angelo Massafra falenderoi zyrtarisht Papa Françeskun për këtë dhuratë dhe theksoi dëshminë historike të Kishës tonë shqiptare në të gjitha kohrat. Kisha jonë edhe pse e vogël në numër gjatë gjithë kohës ka ditur të dëshmojë nëpërmjet martirëve të saj vitalitetin dhe lidhjen e saj me Selinë e Pjetrit, nënvizoi ai.

Të pranishëm në këtë meshë ishin hierakët më të lartë, të Kishës nga Kroacia, Bosnja dhe Mali i Zi. Vlen të përmendet edhe prania e komuniteteve të tjera fetare, autoriteteve civile, si edhe ajo e vëllezërve Ortodoks të cilët u përfaqsuan me Hirësinë e tij Imzot Asti Bakalbashin, Arqipeshkvin e sapozgjedhur të Beratit dhe Vlorës.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish

17 n?ntor 2024, 09:13