杏MAP导航

K?rko

Nga konferenca me tem? "Inteligjenca e Zotit, inteligjenca e njeriut. P?rputhja ideale dhe p?rputhja politike n? Evrop?" Nga konferenca me tem? "Inteligjenca e Zotit, inteligjenca e njeriut. P?rputhja ideale dhe p?rputhja politike n? Evrop?"

At? Benanti: ta p?rdorim pa frik? Inteligjenc?n Artificiale

P?rurimi i seris? s? takimeve "Cezarit dhe Zotit", organizuar nga Fondacioni Magna Carta ishte rast p?r t? diskutuar mbi riekuilibrimin e zhvillimit teknologjik nga pik?pamja etike. Pier Luigi Dal Pino (Microsoft): "dialogu nd?rmjet fes?, njer?zve, shkenc?s dhe teknologjis? ?sht? i domosdosh?m"

R.SH. – Vatikan

Pasditen e së shtunës, 16 nëntor, u zhvillua në Romë takimi i parë i serisë “Cezarit dhe Zotit”, organizuar nga Fondacioni italian Magna Carta, strukturë që merret me kërkimin shkencor, reflektimin kulturor dhe paraqitjen e propozimeve për reforma mbi çështjet kryesore të debatit politik në Itali. Tema ishte "Inteligjenca e Zotit, inteligjenca e njeriut. Përputhja ideale dhe përputhja politike në Evropë". Në konferencë mori pjesë edhe atë Paolo Benanti, teolog dhe kryetar i Komisionit për Inteligjencën Artificiale në Presidencën italiane të Këshillit të Ministrave, së bashku me Pier Luigi Dal Pino, drejtor i lartë rajonal i Microsoft-it për çështjet e qeverisjes në Evropën Perëndimore.

Feja, shkenca dhe teknologjia

"Sfida e kohës sonë", në qendër të takimit, ishte "riekuilibrimi" i zhvillimit teknologjik përmes etikës, me një dialog që shtron pyetje për “fenë, shkencën dhe teknologjinë", duke e konsideruar "fuqinë llogaritëse të një makine (siç mbetet çdo e tillë, që përdor edhe programe të sofistikuara, si Inteligjenca Artificiale) jo si një entitet krejtësisht ‘të pavarur’ nga ata, që e krijuan”.

Atë Benanti në kuvend
Atë Benanti në kuvend

"Zbutja" e teknologjive të reja

"Në një kohë kur po e transformojmë mënyrën e ekzekutimit të proceseve në shoqëri", tha atë Benanti, "dhe në një kohë kur Inteligjenca Artificiale na e ndryshon mënyrën e realizimit të gjërave, kush kontrollon, ose do ta kontrollojë këtë lloj mjeti, do të kontrollojë edhe mënyrën me të cilën do të ndodhin proceset e ndryshme - nga ato industriale në ato demokratike". Teologu nuk i redukton këto çështje thjesht në "frikë", por kërkon vënien e barrierave etike, që, si të thuash, e “zbusin” këtë lloj makine, për ta përdorur më mirë në këtë epokë të re të ekzistencës.

Njeriu në qendër

“Është përparësi ta mbajmë njeriun në qendër dhe ta konsiderojmë teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në shërbim të tij, pa e lejuar atë të zëvendësojë, të krijojë diskriminim, ose, edhe më keq, të përjashtojë ndokënd”, deklaroi Dal Pino, duke theksuar impenjimin e Microsoft-it në krijimin e “binjakes dixhitale të Bazilikës së Shën Pjetrit" si "provë e prekshme për domosdoshmërinë e dialogut ndërmjet fesë, njerëzve, shkencës dhe teknologjisë".

Bazilika e Vatikan bëhet edhe dixhitale

Një "humanizëm i ri dixhital"

"Dinjiteti dhe integriteti njerëzor, transparenca, privatësia, siguria dhe përgjegjësia" janë disa nga "parimet themelore për një përdorim të ndërgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale”, siç pohoi Gaetano Quagliariello, president i Fondacionit Magna Carta, i cili vuri në dukje punën kërkimore në bashkëpunim me Microsoft Itali, në vitin 2024, nga e cila doli me forcë ideja e një "humanizmi të ri dixhital”, ose më mirë, e “një njeriu, që mbetet i tillë edhe në epokën e transformimit dixhital”.

18 n?ntor 2024, 11:07