杏MAP导航

K?rko

Santa Messa per la Giornata Mondiale Missionaria, 2019.10.20 Santa Messa per la Giornata Mondiale Missionaria, 2019.10.20

Nes?r m? 20 tetor Kisha katolike kremton Dit?n e 98-t? Misionare Bot?rore

T? diel?n m? 20 tetor 2024 kremtohet Dita e 98-t? Misionare Bot?rore me tem?n "Shkoni dhe ftoni t? gjith? n? banket (shih Mt 22,9)". N? k?t? dit? n? t? gjitha famullit? kishtare t? Dioqezave kudo n? bot? mbahet mbledhja e detyrueshme e l?mosh?s e cila ?sht? e destinuar p?r vepra misionare n? viset m? t? varfra e t? m?njanuara.

R.SH. / Vatikan

Të dielën më 20 tetor 2024 kremtohet Dita e 98-të Misionare Botërore me temën "Shkoni dhe ftoni të gjithë në banket (shih Mt 22,9)". Në këtë ditë në të gjitha famullitë kishtare të Dioqezave kudo në botë mbahet mbledhja e detyrueshme e lëmoshës e cila është e destinuar për vepra misionare në viset më të varfra e të mënjanuara.

“Në një botë të copëtuar nga përçarjet dhe konfliktet, Ungjilli i Krishtit është zëri i butë e edhe i fortë, që i thërret njerëzit të takohen, të njohin njëri-tjetrin si vëllezër dhe të gëzohen nga harmonia e larmisë”. Këtë pohon Papa Françesku në mesazhin për Ditën Misionare Botërore të 98-të, që kremtohet sot më 20 tetor 2024, frymëzuar nga vargu i Ungjillit të Mateut: "Shkoni e këdo që të gjeni, thirreni në dasmë!”. “Zoti dëshiron që të gjithë njerëzit të shëlbohen dhe të arrijnë në njohjen e së vërtetës” - shpjegon Ati i Shenjtë Bergoglio. - “Prandaj misioni është  “vazhdim i palodhur drejt mbarë njerëzimit”, pa përjashtim, “për ta ftuar të gjithë në takim dhe në bashkim me Zotin”.

Kështu, ndërsa bota ofron konsumizëm, mirëqenie egoiste, individualizëm, Ungjilli i thërret të gjithë njerëzit, pa dallim, në një tryezë hyjnore ku mbretëron gëzimi e dashuria". Në epokën post-Covid, ftesa e Papës është të rizbulojmë Eukaristinë dhe të rizgjojmë shpirtin misionar.

19 tetor 2024, 10:57